E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetja Felaj: Meta, si Berisha

Tiranë, 19 shkurt, NOA Zv/kryeministri Ilir Meta ha përditë turpin me bukën e pazarit të qeverisë. Një deklaratë të tillë kundër numrit dy të qeverisjes, e ka bërë gjatë një dalje për shtyp, deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, pas konferencës për shtyp që mbajti kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Sipas saj, Meta turpëroi Skraparin me tradhëtinë e tij pas 28 qershorit dhe sot.

Si deputete e Beratit, Kuçovës e Skraparit, shpreh keqardhjen time që ky njeri ha përditë turpin me bukën e pazarit të qeverisë, tha më tej deputetja socialiste, duke shtuar në maksimum dozat e kritikave dhe akuzave ndaj krahut të djathtë të kryeministrit.

Sipas Felajt, është një turp për Shqipërinë që ministri i Jashtëm fyen inteligjencën e shqiptarëve, duke folur përditë broçkullat e qeverisë.

Por ato nuk na ndalin, vetëm na bindin më shumë në drejtësinë e betejës tonë. Pa kutitë ka vetëm protesta për largimin e qeverisë, përfundoi deputetja Felaj.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›