E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputetja Sara Mila-Berishës: Për prapa*** tënde po djeg Shqipërinë prej 30 vitesh!

Seanca e sotme parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës. Kësaj radhe, pas protestës së dhunshme të militantëve demokratë ku mbetën të lënduar 16 policë, Berisha vijoi gjuhën e dhunës përpara deputetëve.

Mes replikave, deputetja e qarkut të Elbasanit Sara Mila iu drejtua Berishës duke i dhënë se për prapanicën e tij dhe të familjes së tij po djeg Shqipërinë prej 30 vitesh.

Berisha e konsideroi “gojëpërdalë” dhe tha se “sojit të këtyre nuk u përgjigjem kurrë”.

Sala Mila: Meqë na quajti si mbrojtës të prapanicave, po si ka mundësi që të djegësh Shqipërinë prej 30 vitesh për prapanicën tënde e të familjes tënde dhe të njerëzve të tu dhe nuk u lodhe për atë prapanicën tendë dhe nuk u lodhën këta.

Sali Berisha: Sojit tyre nuk i përgjigjem kurrë…. Gojëpërdalurave nuk duhet tu përgjigjes kurrë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›