E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derbi Dinamo-Tirana i besohet Lorenc Jeminit

Tiranë - Lorenc Jemini do të jetë gjyqtari kryesor në ndeshjen më të rëndësishme të javës së 18-të, Dinamo-Tirana. Gjyqtari i kolegjiumit të Tiranës është vendosur pas konsesusit të të dyja skuadrave.

Shorti i hedhur ne televizionin Alsat ka caktuar për drejtimin e ndeshjes Shkumbini-Vllaznia gjyqtarin Mentor Sopjani. Takimin që do të zhvillohet në qytetin e Durrësit, Teuta-Elbasani, do ta drejtojë ndërkombëtari Albano Janku.

Më poshtë do të paraqesim gjyqtarët që do të drejtojnë ndeshjet e javës së 18-të të Superligës shqiptare. Ndeshjet do të luhen nesër në orën 14:00.

Dinamo-Tirana LORENC JEMINI

Shkumbini-Vllaznia MENTOR SOPJANI

Teuta-Elbasani ALBANO JANKU

Bylis-Partizani KRIDENS META

Flamurtari-Apolonia BARDHYL PASHAJ

Besa-Lushnja EVIS PEZA

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›