E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derbi Tirana kerkon tri piket perballe Dinamos

Hyka do te prezantohet sot 30 minuta para takimit. Pisha do te jete i gatshem qe te luaje qe nga minuta e pare

Ne stadiumin kombetar Qemal Stafa do te zhvillohet sot derbi i 133-te midis Dinamos dhe Tiranes. Ne takimin e pare qe kane zhvilluar kete sezon dy skuadrat jane ndare ne paqe ndersa sot duket se asnjera prej tyre nuk kerkon qe te ndaje piket pasi keshtu do te humbin terren kundrejt tri ekipeve te para.

Statistikat

Ne leter pra po te veme re bilancin midis tyre mund te themi fare mire se per nga historia e ketij derbi skuadra e Tiranes eshte me e favorizuar. Gjithcka flet per bardheblute. 24 here kampionet e Shqiperise ne derbin ndaj Dinamos kane fituar 55 here dhe kane humbur 45 here. Nderkohe qe ndeshjet qe jane ndare ne barazim nuk jane te pakta por plot 33. Per sa u perket golave te shenuar peshorja perseri anon nga bardheblute te cilet kane shenuar 203 gola dhe kane pesuar 176 te tille.

Me forca te reja

Duhet thene se merkatoja e janarit ka perzier letrat ne tavoline. Forca e vertete e Dinamos dhe ajo e Tiranes ende nuk eshte pare. Blute vetem nje jave me pare kane shfaqur nje loje bindese ne Elbasan qe me pozicionin qe ka ne tabele nuk mund te thuhet se eshte nje skuader qe mund te dergoje kundershtaret ne limit. Ndersa per sa i perket Tiranes ende nuk mund te flasim asgje. Ekipi i Dedes ende ska luajtur asnje takim kete vit ai me Skenderbeun qe ishte ne plan per tu luajtur nje jave me pare u shty dhe do te mbahet te enjten. Gjithsesi mund te themi se ne merkato ka fituar Tirana. Bardheblute kane mundur te afrojne Gilman Liken Bekim Balen dhe Jahmir Hyken. Nderkohe qe nga ana tjeter ekipi i Dinamos vetem ka humbur. Tashme teknikut Daiu do ti duhet qe ti beje skemat e tij pa Gjergji Muzaken kaloi gjate merkatos dimerore drejt Skenderbeut. Blute kete sezon kane siguruar edhe sherbimet e nje ganezi Jordan Opoku.

Formacionet

Per sa i perket kampit blu te gjithe jane me ne humor pasi kapiteni Arian Pisha do te jete titullar ndaj Tiranes. Dy dite me pare nr. 5 i kampioneve te Shqiperise eshte bashkuar me grupin ne stervitje dhe do te jete serish ai lideri i Dinamos ne sfiden ndaj bardhebluve. Pisha eshte nje nga shtyllat kryesore te prapavijes dinamovite dhe nje trajner ne fushe per lojtaret e Dinamos. Ndersa nga ana tjeter pra per sa i perket Tiranes behet me dije se nga tri blerjet e lartpermendura vetem Gilman Lika do te debutoje qe nga minuta e pare. Mendohet se Bala dhe Hyka mund te aktivizohen si zevendesues per shkak se kane shume pak dite qe jane afruar ne ekip.

Biletat

Per sa u perket biletave klubi i Dinamos ka njoftuar se tifozet blu do te qendrojne ne tribunat B dhe D2 te stadiumit kombetar lsquoQemal Stafa. Ndersa per sa u perket biletave ne tribunat A e B behet me dije se cmimi I tyre do te jete 500 leke ndersa per ne tribunat D1 e D2 300 leke.

Hyka do te prezantohet para tifozeve vetem 30 minuta para derbit

Burime prane klubit bardheblu kane bere dje me dije se blerja me e re e Tiranes Jahmir Hyka do te prezantohet sot pikerisht ne ambientet e stadiumit Qemal Stafa. Behet fjale per nje ceremoni te vogel ne tapetin e blerte te ketij stadiumi.

Renditja

Nd. Pike

1. Flamurtari 18 40

2. Skenderbeu 17 34

3. Vllaznia 18 34

4. Dinamo 17 28

5. Laci 18 27

6. Tirana 16 26

7. Teuta 18 22

8. Shkumbini 18 21

9. Kastrioti 18 20

10. Besa 18 18

11. Bylis 18 15

12. Elbasani 18 9

Superliga java e 18-te

Te premten

Laci 2 - 0 Kastrioti Buljan 18 Dragicevic 45

Te shtunen

Skenderbeu 2 - 0 Bylis Shkembi 2 pen Muzaka 19

Te dielen

Flamurtari 4 - 2 Shkumbini Roshi 3 28 Plaku 52 D.Xhafaj 61 / Shenaj 59 Gerbovic 80

Teuta 0 - 3 Vllaznia Sinani 40 79 85

Besa 2 - 0 Elbasani Mihani 11 Nora 13

Te henen

Dinamo - Tirana ora 1700

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›