Inter - Pacini dyshja e cmendur mundi Palermon

Pacini qe njihet si I menduri ne ndeshjen e pare me Interin e bleu nga Sampdoria realizoi dy gola dhe mori penalltine e fitores
Ne qofte se ekipit me te cmendur te Italise do ti bashkohet edhe lojtari me i cmendur i Serise A atehere nuk mund te presesh gje tjeter vecse ndeshje si ajo qe u luajt dje ne Giuseppe Meazza te Milanos. Ne 90-minuteshin qe u zhvillua dje midis Interit dhe Palermos te pranishmit pane spektakel dhe plot pese gola te realizuar.
Pacini Sezar dhe Eto
Ne San Siro kampionet e Interit permbysin dizavantazhin e dy golave ndaj Palermos ne pjesen e pare Mikoli 5 Nocerino 36 duke rikthyer gjithcka ne favorin e vet ne 45 minutat e dyta. Protagonisti i suksesit te cmendur te zikalterve ishte blerja me e re Xhampaolo Pacini. Bomberi 26-vjecar realizoi dy gola 57 73 dhe gjithashtu mori edhe penalltine e fitores qe u shnderrua ne gol nga Eto 76. Duhet thene se nje dore te mire ne kete rikuperim Interit ia dha edhe Hulio Sezar qe ne te 63-n priti penalltine e Pastores kur rezultati ishte 1-2. Me kete fitore Interi rikthehet ne -9 pike ndaj Milanit qe ka luajtur nje ndeshje me teper.
Napoli i falet Shen Kavanit
Nderkaq Napoli i Maxarrit konfirmoi dje ambiciet per titullin kampion. I udhehequr nga shen Edison Kavani sulmuesi uruguaian la serish shenje me tre gola ne fitoren spektakolare 4-0 perballe Sampdorias ne San Paolo ekipi napolitan ruajti vendin e dyte. Per Matadorin kjo ishte e treta triplete ne kete sezon goli i 17-te ne 22 ndeshje te kampionatit nderkohe qe Hamsik ishte autori i golit te katert per skuadren e Maxarrit. Napolitanet ngjiten ne kuoten e 43 pikeve kater me pak se Milani kryesues.
Bogdani i jep nje pike Cezenes
Erion Bogdani shpetoi Cezenen nga humbja ne fushen e Leces 1-1. Goli i bomberit shqiptar ne kohen shtese u jep romanjoleve nje pike te cmuar perballe nje kundershtari te drejtperdrejte ne luften per mbijetese. Duhet thene se ne minuten e 82-te Igor Budan humbi nje penallti per Cezenen.
Te tjerat
Po dje Xhenoa kaloi me sukses sfiden me Parmen 3-1 nderkohe qe ne dreke Kievo triumfoi 3-0 ne fushen e Breshas. Sfida mes Bolonjes dhe Romes eshte shtyre per shkak te debores qe ka mbuluar terrenin e stadiumit Dallara. Kjo sfide do te luhet ne 23 shkurt. Ndersa ne Sardenje Kaljari fitoi 2-1 perballe Barit fale dy golave te Matrit.
Pacinin dhe Kuarezmen vetem numri i bashkon
Heroi i dites se djeshme per Interin kishte vetem nje emer Xhampaolo Pacini. Edhe pse per kete ceshtje te shumte mund te jene ata qe mund te kene dyshime pasi edhe Sezar qe mbajti Interin ne loje me pritjen e penalltise edhe Eto qe realizoi penalltine decizive per Interin mund te konsideroheshin si heronj askush nuk mund te mohoje meritat e numrit shtate. Po po pikerisht per numrin shtate qe ne supe nuk e mban me nje lojtar si Kuarezma por Pacini. Ky i fundit cmendurine e radhes e beri duke marre kete fanelle qe per Interin ne dy vitet e fundit pothuaj nuk u pa pasi e kishte Kuarezma. Blerja e madhe e Murinjos qe i kushtoi Interit 35 milione euro ne dy vite saktesisht luajti me Interin per nje sezon e gjysme pasi 6 muajt e fundit te sezonit te kaluar shkoi ne forme huaje tek Celsi realizoi vetem 1 gol. Trivela quhej nje lloj goditjeje e preferuar prej Kuarezmes e famshme ne 24 ndeshje me zikaltrit shenoi vetem nje gol. Nderkohe qe Pacini ne vetem 45 minuta loje Leonardo e aktivizoi dje ne fillimin e pjeses se dyte realizoi dy gola mori dhe nje penallti. Deri me tani mund te thuhet se I Cmenduri mund te kete bere me shume sesa cduhet po te shohim se i ka kushtuar Interit zikaltrit ne kembim te Pacinit u dhane dorianeve 12 milione euro plus sherbimet e Biabianise. Pas ketij debutimi Pacini deklaroi As qe e kisha imagjinuar nje debutim te tille. Per mua kjo e sotmja ishte nje pasdite fantastike. Kete dite nuk mund ta harroj lehte.
Seria A java e 22-te
Rezultatet
Te shtunen
Lacio 2 - 0 Fiorentina
Katania 0 - 2 Milan
Te dielen
Bresha 0 - 3 Kievo
Kaljari 2 - 1 Bari
Xhenoa 3 - 1 Parma
Inter 3 - 2 Palermo
Lece 1 - 1 Cezena
Napoli 4 - 0 Sampdoria
Bolonja - Roma e shtyre
Juventus - Udineze 2045