Derbi dhuron spektakel Tirana shperdoron pafund
TIRANE-Tirana dhe Dinamo kane barazuar 1-1 mes tyre ne derbin e zhvilluar mbreme ne Qemal Stafa. Dy skuadrat e kryeqytetit kane dhuruar nje 90 minutesh spektakolar me shume emocione dhe raste per gol ndersa ne fund kane ndare nga nje pike qe u shkon te dyjave per shtat. Takimi i djeshem pritej te sillte emocionet e munguara por edhe nje futboll me me nivel dhe ne fund ky mision u permbush. Ndonese me nje diference jo te vogel ne cilesi Tirana arriti qe te merrte nje pike ndaj rivaleve te perhershem ndersa ne fund mund te mallkoje fatin e keq dhe sulmuesin Pero Pejic qe nuk arriti te fitonte. Kroati ka humbur te pakten 3 raste super te pastra perballe portierit te ri Hoxha i cili u kthye ne heroin e ndeshjes edhe pse ne fushe kishte emra si Bakaj Muzaka apo Muka. Gjithsesi barazimi mund te quhet rezultati me i drejte duke patur parasysh se dy skuadrat dominuan nga nje pjese secila. Tirana ka meriten se ka ndalur vrullin e kampioneve ne fuqi ndersa Dinamo tregoi se pervec kualitetit ndonjehere eshte e nevojshme qe te luash me me zemer ne fushen e lojes. Nderkohe edhe pse nje shi i forte goditi stadiumin Qemal Stafa ne pjesen e dyte kjo nuk i ndali tifozet qe te mbushnin shkallet e tij. Te pranishem ne stadiumin kombetar kane qene afro 8 mije vete te cilet i kane shtuar emocionet kesaj sfide.
Ndeshja
Takimi i djeshem nisi me nje Tirane me grintoze dhe me nje Dinamo qe studionte kundershtarin. Bardheblute kishin nevoje per nje fitore per te dale nga kriza ku ishin futur dhe kjo e kishte rritur presionin tek ta. Minuta e 17-te sjell momentin me te bukur te pjeses se pare kur Martinena goditi me nje parabel te bukur duke mposhtur portierin Iljon Lika. Nje rezultat disi i padrejte duke patur parasysh se deri ne ato momente ishte Tirana qe po bente lojen. Bardheblute kerkuan me ngulm barazimin por ishte Dinamo ajo qe pati serish rastet me te pastra. Ne pjesen e dyte Tiranes i mjaftuan 10 minuta per te gjetur golin. Nga nje goditje denimi e Mukes topi perplaset tek Osmani dhe mbrojtesi Putincanin dhe perfundon ne rrjete. Barazimi dukej se i shkonte per shtat Dinamos e cila edhe pas ketij momenti mundohej te administronte rezultatin. Nderkohe Tirana u hodh e gjitha ne sulm dhe rastet nuk munguan. Pero Pejic goditi ne fillim traversen me koke ndersa me pas doli i vetem me Hoxhen por u ndal nga ky i fundit me nje zgjatje te kembes. Ne minutat e fundit te takimit sulmuesi kroat pati nje tjeter shans te arte pas nje goditje denimi te Sines. Me porten thuajse bosh ai goditi keq me koke duke falur Dinamon. Kjo e fundit pati rastin e vet te arte ne castet finale te takimit kur Elis Bakaj i vetem goditi jashte perballe nje Like te mundur.
d.b/GSH/BalkanWeb