E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derbi i kryeqytetit, Roma në përgatitje të koreografisë

Bëhet fjalë për një rikthim në traditë. Grupet e punës janë të angazhuar natë e ditë, duke mbajtur çdo gjë “top secret”. Koreografia e fundit në një derbi të kryeqytetit daton që më datë 10 dhjetor 2006.

Surprizë e zbuluar deri tani është prania e Marko Delvekios mes grupit të tifozëve ultras të Romës. Ish-futbollisti roman ka qenë shumë herë i pranishëm në derbin e kryeqytetit, ku nuk kanë munguar edhe golat e tij.

Një koreografi e mrekullueshme, spektakël i garantuar në super përballjen e së dielës Roma-Lacio, gjë të cilën këto dy ekipe e kanë dëshmuar gjithmonë.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›