E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës padi penale për ministrin Olldashi

Bashkia e Tiranës ka paditur sot ministrin e Transporteve, Sokol Olldashi për shpifje të qëllimshme. Kallëzimi penal është bërë nga përfaqësuesja juridike e kësaj bashkie, Migena Vishko, e cila ka depozituar në Gjykatën kërkesën për procedim penal.

Padia sipas Bashkisë së Tiranës, bëhet për pronën tek kompleks “Tajvan” në Tiranë, për të cilën, ministri Olldashi dhe kryeministri, Berisha patën deklaruar se kjo pronë publike është shitura disa herë më lirë se sa çmimi i tregut. Ajo paralajmëroi se po përgatitet padi penale edhe ndaj kryeministrit, Sali Berisha.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›