Dërgesat e emigrantëve, rritje e lehtë pas tre vitesh
Pas rënies së nisur nga viti 2008, dërgesat e emigrantëve kanë shënuar një rritje të lehtë në 3 mujorin e fundit të vitit 2012, duke dhënë një kontribut pozitiv në bilancin e pagesave. Gjatë kësaj periudhe dërgesat e emigrantëve, arritën në 196 milionë euro, 7 përqind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të viti të mëparshëm, raporton “AS”.
Për gjithë vitin 2012, remitancat njohën një rritje të lehtë me 1.6% dhe arritën vlerën e 676 milionë eurove. Këto shifra tregojnë se remitancat u rikthyen në rritje pas tre-katër vitesh radhazi në rënie.
Por sipas ekspertëve kjo rritje nuk tregon përmirësimin e të ardhurave që marrin emigrantët në zonat e prekura nga kriza, kryesisht, Itali dhe Greqi, por sipas tyre kjo rritje lidhet me një valë të kthimit të emigrantëve në Shqipëri dhe me riatdhesimin e kursimeve të tyre.
Remitancat kanë shënuar uljen më të madhe në vitin 2011, duke arritur në 650 milionë euro. /b.l