E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më thirrën budalla, prandaj i vrava xhaxha e nip

kuFqinjët e mi, xhaxha e nip, më fyenin, duke përfituar edhe nga fakti se nuk kishte kush të më mbronte, pasi fëmijët i kisha në emigracion. U kisha thënë disa herë të më linin rehat, por ata vazhdonin më fyenin, pasi më merrnin për budalla, madje më quanin të tillë. Për këtë arsye i nevrikosur në maksimum, mora armën, të cilën e mbaja në shtëpi nga frika e ndonjë hajduti dhe qëllova ndaj tyre. Nuk mbaj mend nëse i kam vrarë apo i kam plagosur.

Ky ka qenë rrëfimi i Ndue Gjinit në momentet e arrestimit nga Policia e Kurbinit, i akuzuar për vrasjen e dyfishtë në Fushë-Kuqe.

Dy net më parë mbetën të vrarë Luigj e Dedë Vukaj, nga i moshuari 72- vjeçar, teksa po ktheheshin në shtëpi me furgonin e tyre.

Sipas gazetës Shqip policia ka marrë në pyetje dhe familjarët e viktimave, të cilët kanë deklaruar se nuk kishin pasur konflikte të ashpra me të moshuarin dhe nuk prisnin të kryente një veprim të tillë./A.XH

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›