E Diel, 1 Nëntor 2026

Dervishaj: Privatizimi i Albpetrol, plotësisht transparent – vendimi në momentin e duhur

10-09-2012 / Gazeta 55

Procesi i privatizimit të Albpetrolit ishte transparent dhe për këtë nuk duhet të ketë spekulime. Zv/ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Sokol Dervishaj, njëkohësisht Kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në një prononcim për shtyp bëri me dije se komisioni duhet të ndjekë rregullat dhe procedurat.
“Sa i përket privatizimit të Albpetrolit ju kërkoj durimin e nevojshëm për atë që po bën komisioni dhe të mos spekulohet. Gara ishte e ndershme dhe komisioni ka për detyrë të ndjekë rregullat dhe procedurat. Komisioni do të njoftojë për gjetjet në këtë proces. Çdo vendim do të jetë transparent, por në momentin e duhur”- tha Dervishaj
Gjithashtu zv/ministri i METE-s bëri publike dhe datat e privatizimit të 4 HEC-ve. Aktualisht është mbyllur afati i fundit për paraqitjen e ofertave për blerjen e aksioneve të shoqërisë “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, sh.a. Ndërkohë të enjten, në datën 13 Shtator, ora 14:00 është afati i fundit për paraqitjen e ofertave për blerjen e aksioneve të shoqërisë “HEC-et Ulëz dhe Shkopet”, sh.a.
Seanca publike për hapjen e ofertave të bëra prej kompanive të interesuar për blerjen e këtyre HEC-ve do të bëhet ditën e premte në datën 14 shtator.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›