Elbasan, 30 ditë burg për peshëngritësin Daniel Godelli
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan vendosi masën e sigurisë 30 ditë burg për peshëngritësin Daniel Godelli, i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje. Pala mbrojtëse kërkoi masën e sigurisë detyrim paraqitje, por gjykata e la në burg sportistin e njohur.
Peshëngritësi Daniel Godelli u arrestua pak ditë më parë nga policia e Elbasanit për armëmbajtje pa leje,
ndërkohë që kjo është hera e dytë për të që vihet në pranga me këtë akuzë, gjë që ka ndodhur edhe dy vjet më parë,
Policia e Elbasanit, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operativë, disa ditë më parë ushtroi kontroll në automjetin e drejtuar nga 20-vjeçari, ku u gjetën 2 pistoleta si dhe fishekë, të cilat peshëngritësi i mbante pa leje.
Daniel Godelli u bë i njohur në arenën sportive në korrik të vitit 2008, kur u shpall kampion i Europës për moshat 17-vjeçare, në stilin e shkëputjes, në kampionatin e mbajtur në Francë.
10 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)
Elbasan, 30 ditë burg për peshëngritësin Daniel Godelli burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip