E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dervishaj Rama i deshperuar per solidarizimin ne Shkoder

Zevendesministri i METE-s Sokol Dervishaj tha se deklaratat e Rames nuk jane gje tjeter pervecse shprehja e deshperimit te tij qe gjithcka po menaxhohet me sukses.

Rama u duk sot i deshperuar por jo per situaten e emergjences natyrore ne veri te vendit dhe per veshtiresite qe po kalojne banoret ne zonat e permbytura por krejt ne te kundert deshperimi i tij vinte per shkak te mobilizimit dhe organizimit te jashtezakonshem te te gjithe strukturave te shtetit per perballimin e kesaj situate per normalizimin sa me shpejt dhe per ndihmen e jashtezakonshme qe po u jepet banoreve nepermjet nje operacioni te mire koordinuar te te gjithe strukturave te shtetit qe po punojne 24 ore pa ndalur per te stabilizuar situaten dhe per tiu gjendur prane qytetareve te Shkodres dhe zonave perreth saj te cilet jane ne veshtiresi tha Dervishaj.

Ai shtoi se fatkeqesisht ashtu sic ka bere gjate gjithe ketyre diteve Rama u shfaq i deshperuar dhe per solidaritetin nderkombetar qe Shqiperia po merr nga partneret e saj kryesore nga vendet anetare te NATO-s dhe nga vendet e Bashkimit Evropian te cilet po kontribuojne dhe po koordinojne se bashku me strukturat e specializuara te shtetit shqiptar nje operacion te pashembullt evakuimi nga uji nga toka dhe nga ajri si dhe nepermjet ndihmave te nevojshme materiale mjekesore ushqimore te banoreve qe po vuajne kete fatkeqesi natyrore.

Ai foli edhe per cmimin e energjise elektrike duke nenvizuar se Rama u shfaq i deshperuar edhe per vendimin e ERE-s per te mos rritur cmimin e energjise duke mbrojtur konsumatoret shqiptare duke iu kundervene KESH-it i cili ka bere nje pune mjaft te mire per menaxhimin e situates. KESH eshte sot ne gjendjen e tij me te mire financiare per shkak te likuiditeteve qe ka akumuluar per shkak te eksportit te energjise elektrike. Ka mese 1 vit qe nuk importon asnje kw/ore dhe ka garantuar furnizimin me energji elektrike te konsumatorit brenda vendit theksoi Dervishaj.

2010-12-09 1733

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›