Ushqimet rriten cmimet ne prag festash

Shqiptaret ashtu si ne vitet e kaluara ne prag festash te Krishtlindjeve dhe te Vitit te Ri duhet ti bejne mire llogarite sidomos per disa lloje produktesh qe kane pesuar rritje te konsiderueshme cmimesh.
Instituti i Statistikave INSTAT raportoi dje gjendjen e cmimeve per artikujt baze te konsumit.
Keshtu ne muajin nentor indeksi i cmimeve arriti 107.2 per qind kundrejt muajit dhjetor 2007 periudha baze e krahasimit duke shenuar nje rritje te prej 0.2 per qind krahasuar me muajin e meparshem.
Ndryshimi vjetor inflacioni ne muajin nentor ishte 2.8 per qind qe do te thote se me kete nivel jane rritur cmimet e produkteve ne vend kurse nje vit me pare ky ndryshim ishte 3 per qind.
Indeksi i grupit Ushqime dhe pije joalkoolike shenoi nje rritje prej 0.3 per qind brenda ketij grupi rritja me e madhe prej 2.3 per qind verehet ne nengrupin sheqer e embelsira ku mund te permendim rritjen e cmimit te sheqerit me 6.3 per qind. Grupi zarzavate perfshire patatet shenoi nje rritje prej 2.1 per qind.