E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshira Subashi: Më vjen keq për Arben Ristanin

Nënkryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Dëshira Subashi flet për herë të parë, pas mbylljes së kapitullit të diskutueshëm të votave të hedhura gabim, që e nxorrën kandidatin e djathtë Lulzim Basha 81 vota para Edi Ramës. Zonja Subashi thotë se modeli politik i ndërtimit të KQZ-së tashmë ka dështuar

Nga: Skender Minxhozi

MAPO

Zonja Subashi, u mbyll një raund delikat i punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili e përmbysi numerikisht për Bashkinë e Tiranës. Si e komentoni ju atë që ndodhi këto ditë në KQZ?

Procesi i numërimit të votave ka qenë prej vitesh proces i vështirë, për shkak të faktorëve politikë të ndikimit, por edhe të elementëve teknikë, që kanë të bëjnë me pasqyrimin në dokumentacionin zgjedhor, të gjithçkaje ka ndodhur në ditën e votimit dhe të numërimit e nxjerrjes së rezultateve.

Numërimi i votave për Bashkinë dhe Këshillin Bashkiak të Tiranës, ndonëse pati problematikat e tij të vonesave, të ndërhyrjeve, në gjykimin tim, përfundoi duke pasqyruar rezultatet në tabelat përmbledhëse të rezultateve, siç parashikon Kodi Zgjedhor. E fundit ishte njësia zgjedhore numër 49, e cila i përket Njësisë Bashkiake Tiranë, që realisht, mori interesimin e gjithë faktorëve politikë, por edhe ndërkombëtarë, për shkak të rezultatit të ngushtë midis dy kandidateve. Për këtë njësi zgjedhore, ndonëse numërimi përfundoi, KZAZ, nuk mori vendim, për shkak se katër komisionerë të së djathtës në këtë komision nuk firmosën tabelën përmbledhëse të rezultatit dhe çështja erdhi për vendimmarrje në KQZ. Deri këtu edhe pse një parreagushmëri e KZAZ-së 49, për të përmbyllur procesin, nuk kishte shqetësim, sepse votat ishin numëruar, ishin të firmosura rregullisht procesverbalet e pasqyrimit të rezultatit dhe KQZ duhet të bënte këtë vendimmarrje, vetëm për shkak së vendimmarrja e KZAZ-së nuk kishte kuorumin e kërkuar nga Kodi.

Krejt papritur, në tavolinën tonë të punës vjen një projekt-akt nga Kryetari i KQZ-së, me objekt vlerësimin e fletëve të votimit për kryetarin dhe Këshillin e Bashkisë Tiranë, të cilat gjenden në kutinë e gabuar. Në arsyetimin e projekt-aktit thuhet se KQZ, në mbështetje të nenit 123 të Kodit Zgjedhor, për njësinë zgjedhore Bashkia Tiranë, ka kompetencën e KZAZ-së, për hartimin e tabelës përmbledhëse. Nisur nga fakti së KZAZ-të kanë kompetencën e vlerësimit të votave për QV-të nën juridiksionin e saj, këtë kompetencë, e ka edhe KQZ. Ky akt u miratua në parim, me katër vota dhe pa asnjë përcaktim të aktit u hapen në mënyrë në mënyrë selektive plot 117 kuti votimi të njësive zgjedhore të Tiranës, që solli edhe ndryshimin e rezultatit, padrejtësisht, në këtë fazë të procesit.

Ashtu siç e kam bërë me dije edhe në shqyrtimin e këtij akti në KQZ, kjo vendimmarrje e KQZ është hapur në kundërshtim me Kodin Zgjedhor; është vendimmarrje që ka prishur procesin e rezultatit, jo vetëm për Bashkinë dhe Këshillin Bashkiak të Tiranës, por ka ndërhyrë dhe prishur të gjitha rezultatet në të gjitha njësitë e tjera zgjedhore të Tiranës edhe pse për këto të fundit nuk ka vëmendje mediatike. Pa diskutim i gjithë ky proces i ka dhënë KQZ notën e njëanshmërisë, për interesa politike. Pse është në vlerësimin tim, ky vendim i paligjshëm?

Së pari, sepse sipas nenit 27, pika 4 të Kodit Zgjedhor përcaktohet së për Bashkinë e Tiranës, secila nga njësitë bashkiake përbën Zonë Administrimi Zgjedhor më vete. Ky përcaktim jep qartë se njësitë bashkiake, administrojnë procesin zgjedhor të votimit dhe numërimit për Bashkinë Tiranë. Vendimi i KQZ-së, për kompetencën e numërimit të votave, është në kundërshtim me këtë dispozitë, por jo vetëm.

Së dyti, sepse neni 116, pika 1 e Kodit Zgjedhor, përcakton së për Bashkinë e Tiranës, KZAZ-ja e njësisë bashkiake fillon numërimin sipas këtij rendi: a) kutitë e votimit për Kryetar dhe Këshillin Bashkiak të Tiranës; b) kutitë e votimit për Kryetarin dhe Këshillin e njësisë bashkiake. Vendimi i KQZ-së, për kompetencën e numërimit të votave për Bashkinë Tiranë, siç shihet, është në kundërshtim edhe me këtë dispozitë. Por jo vetëm.

Së treti, sepse KQZ, në zbatim të dispozitave të mësipërme, para ditës së zgjedhjeve, nxori vendimin nr. 541 date6. 4. 2011, ku përcakton së ZKAZ-ja e Njësisë Bashkiake fillon numërimin e votave me kutitë e votimit për Kryetarin e Bashkisë Tiranë. Pasi përfundon ky proces dhe KZAZ-ja plotëson tabelat përmbledhëse të rezultateve për Kryetarin dhe Këshillin Bashkiak të Tiranës, fillon numërimin e votave për njësitë bashkiake. Vendimi i KQZ-së edhe në këtë rast nuk zbaton vendimin e marrë vetë. Jo vetëm Kodi Zgjedhor, por është ky vendim i KQZ-së, i marrë në mënyrë të paanshme, para ditës së zgjedhjeve, që denoncon vendimin e KQZ-së për njëanshmëri, për favorizim të hapur të një force politike, duke përdorur numrat e tyre në KQZ.

Së katërti, sepse të 117 ndërhyrjet në rezultatin zgjedhor, prishen rezultatin e 234 qendrave të votimit, të tabuluara me vendim të KZAZ-ve, duke ndryshuar vendimet e tyre jashtë përcaktimeve të Kodit Zgjedhor.

Së pesti, sepse KQZ, sipas nenit 122, pika 6 dhe nenit 123 të Kodit Zgjedhor, KQZ kishte vetëm një detyre, që të nxirrte rezultatin zgjedhor, në bazë të tabelave të rezultateve të nxjerra nga KZAZ-të, duke miratuar tabelën përmbledhëse, brenda 48 orëve dhe këtë nuk e bëri, as sipas këtij përcaktimi dhe as në kohën e kërkuar nga Kodi.

Se gjashti, të gjitha votat e quajtura të panumëruaraishin të numëruara, në kutinë ku u gjetën dhe ishin të vlerësuara të pavlefshme, sepse nuk i përkisnin kutisë ku u gjeten. Rinumërimi i dhe rivlerësimi i votave, sipas Kodit Zgjedhor, bëhet vetëm në procesin ankimor. Ky është një deformim i strukturës së ligjit zgjedhor, me pasoja të rënda për rezultatin. Me një populizëm për të numëruar votat, në mashtrim të ligjit, qëllimi është tjetër, të mos shpallë fituesin sipas kërkesave të ligjit dhe ndjekjen e një procesi të rregullt ligjor.

Ky vendim i KQZ-së, në vlerësimin tim, tregoi se në zgjedhje mungon barazia; tregoi hapur se zgjedhjet mund t´i fitosh, pa qenë i fituar, mjafton të kesh një numër më shume në KQZ dhe kjo është e rrezikshme për demokracinë.

Jeni ndër anëtaret e vjetra të këtij institucioni. Sa përkon mënyra me të cilën u soll KQZ, me përvojën dhe konceptin që ju keni për menaxhimin e një institucioni të tillë të rëndësishëm?

Unë, por jo vetëm, jemi tre ndoshta dhe katër anëtarë, që ushtrojmë këtë detyrë për më shumë se pesë vjet. Asnjëherë nuk është ndërhyrë në rezultatin e nxjerrë, në këtë fazë të procesit. As në zgjedhjet vendore të mëparshme KZQV-ja e Bashkisë Tiranë, nuk e ka pasur këtë të drejtë, si strukturë e posaçme zgjedhore për Bashkinë e Tiranës, siç arsyetohet në këtë vendim të KQZ-së… Madje në vitin 2007, PS i ka kërkuar KQZ-së, para daljes së rezultatit, që të nxirrte akt për votat e gjetura në kutinë e gabuar. KQZ e rrëzoi këtë kërkesë. Çdokush mund të më thotë, çrëndësi ka nëse numërohen këto vota në fazën e rezultatit paraprak, apo në procesin ankimor? Ka një diference të rëndësishme, që e ka gjykuar vetë ligjvënësi. Në kontestin ligjor, Kushtetuta e Shqipërisë, kërkon një proces të rregullt ligjor, ndryshe akti është i pavlefshëm. Në kontekstin zgjedhor, këto vendime implikojnë politikisht institucionin më të lartë zgjedhor, duke cenuar rolin e arbitrit që Kodi i ka dhënë këtij institucioni. Në kontekstin politik, përbën një ndikim negativ, të situatës së gjithë vendit, situatë që Shqipëria e vuan që prej vitit 2009, me pasoja për jetën e çdo njeriu.

Është krijuar një reaksion jo i vogël në radhët e votuesve të opozitës, për sjelljen e kryetarit Arben Ristani. Ju si e kom

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›