E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë- Serbi, gati një pako marrëveshjesh

Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë pritet të nënshkruajnë një pako marreveshjesh, duke sjellë konkretizimin e disa çështjeve të diskutuara gjatë dialogut mes palëve.

Radio Evropa e Lirë raporton se koordinatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, paralajmëron se Prishtina dhe Beogradi do të nënshkruajnë shumë shpejt një pako marrëveshjesh në fushat që përfshijnë çështjet e lëvizjes së lirë, tregtisë së lirë dhe energjisë.

Pritet që para pushimeve verore të kemi një pako marrëveshjesh, që përfshijnë çështjet e lëvizjes së lirë, tregtisë së lirë, përkatësisht njohjen e vulave të Doganave të Kosovës nga Serbia. Pastaj, do të ketë marrëveshje për çështjet e energjisë, e besoj edhe për ato të telekomunikacionit, si dhe për çështjet e regjistrave civilë, kadastralë dhe për njohjen e diplomave shkollore dhe universitare, tha Tahiri

Nga ana tjetër, pala serbe ka shprehur gjithashtu optimizëm për këto çështje, ku rezultatet e para pritet të vijnë gjatë muajit qërshor.

Edhe pse dallimet politike mes të dyja vendeve mbeten shumë evidente, synimet janë që të gjendet mesi i artë, në mënyrë që asnjëra palë të mos e gjejë veten politikisht humbëse në këtë dialog.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›