E Diel, 1 Nëntor 2026

Deshira e Klaudjes ne lidhje me Erionin Lirohen te burgosurit

Arbana pasi ka marre emrat qe Klaudja donte te nominonte i kerkon te qendroje dhe pak me te per te biseduar dicka. Banoret gjate javes kane shkruar nga nje deshire e sebashku me veroren i kane vendosur te pema e deshirave. Klaudja ne letren e saj nder te tjera ka shkruar se do te deshironte te qendronte dhjete minuta me Erionin pa kamera dhe pa mikrofona.

Arbana e pyet perse i ka lindur kjo deshire e Klaudja pergjigjet se eshte kurioze te dije se cfare ka per ti thone Erioni pasi ai shpesh nis te flase e me pas e perfundon biseden duke thene Do ta them kur te dalim. Klaudja mendon se Erioni eshte i kushtezuar nga kamerat e ndoshta nuk e ka krijuar lirshmerine ndaj kamerave. Ajo shton se do te deshironte qe Erioni ta vleresonte per ate qe eshte e jo domosdoshmerish ti thote qe e do.

Grafiku perfundimtar me te nominuarit e javes tregon qe kete jave do te shkojne ne nominim Graciano Anila Edgari Ermira Lorena e Klaudja.

Sefundi Arbana u thote banoreve se ka nje surprize per te gjithe banoret. Ne kopesht do te kete party per te gjithe banoret e me se fundi dhe te burgosurit jane te lire te dalin. Denimi mbaron ketu.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›