E Diel, 1 Nëntor 2026

Surprize per Ermiren Lule dhe kartoline nga njeriu i zemres

Arbana shprehet se eshte koha te flasim per Ermiren. Data 16 mars eshte nje dite e rendesishme per te sepse perkon me nje vjetorin e lidhjes se saj me njeriun e zemres.

Arbana ben lidhjen me shtepine dhe e pyet Ermiren se cfare do te thote data 16 mars per te e me pas shohin nje klip ku Ermira ka folur ne dhomen e rrefimit mbi kete teme. Ermira shprehet se kjo eshte nje date e rendesishme per te pasi kurorezon nje lidhje te rendesishme per te.

Ermira emocionohet nga klipi e me pas Arbana i thote te shkoje ne dhomen e rrefimit. Aty ku gjen nje tufe lule dhe nje kartoline e sapo i shikon perlotet nga emocioni. Ajo fillon te lexoje kartolinen mes loteve e me zerin qe i dridhet. Ermira e falenderon njeriun e zemres se saj per kurajon per ti shkruar e per tia derguar letren ne BB.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›