Dëshirat e Mlladiç në burg: Libra rusë dhe luleshtrydhe
Ratko Mlladiç që prej së enjtes, kur dhe u arrestua, është duke u mbajtur në burg, në pritje të ekstradimit të tij në Hagë.
Por, ish-gjenerali i akuzuar për vrasjen e 8 mijë myslimanëve në masakrën e Srebrenicës, ka shfaqur edhe dëshirat e tij. Mlladiç ka kërkuar që ti sjellin në qelinë e burgut libra rusë, kryesish ato të Lev Tolstoit, Turgenjevit dhe Nikolla gogolit. Ndërkohë, Mlladiç ka kërkuar që ti sjellin edhe luleshtrydhe.
Përveç kësaj, mësohet se ai ka kërkuar që të bëjë një vizitë në varrin e vajzës së tij, Ana, e cila u vetvra në moshën 23-vjeçare në vitin 1994. Vetvrasja e saj ka sjellë dyshime të mëdha, pasi mendohet se ajo e ka kryer këtë veprim për shkak të luftës që po udhëhiqte i jati i saj ndaj myslimanëve. Ana, e cila atëherë ishte studente, mendohet se ishte e lidhur pikërisht me në mysliman. Vetvrasja e saj është edhe plaga më e rëndë për Mlladiç.