PS, Ruçi: Akti normativ i KQZ-së, i paligjshëm

Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, edhe një herë akuzon Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, duke theksuar se akti normativ i këtij institucioni është i paligjshëm. Sipas tij, katër qëndra nuk janë përfshirë të tabelën përmbledhëse, duke e cilësuar kësisoj si një vendimarrje të jashtëligjshme.
“Selia e PS-së disponon të gjithë dokumentat e 117 qëndrave qe i ka bërë objekt shqyrtimi, për të përmbysur rezultatin në tavolinën e KQZ-së. Nga këto janë të fiksuar 113 qëndra, pasi KQZ nuk ka ndryshim rezultati, janë rezo katër qëndra”.
Në një takim me gazetarët nga selia rozë, Ruçi vijon më tej duke deklaruar se rezulton që në disa kuti, ka më shumë vota se votues të cilët kanë votuar në zgjedhjet vendore të 8 majit, madje rezulton 357 vota më shumë në Tiranë.
Në njësinë 6, bëhet fjalë për 43 vota më shumë se votues, në njësinë 8, ka 46 vota më shumë se votues, në njësinë 3 vetëm 38 vota më shumë se votues dhe në njësinë 2, 38 vota më shumë se votues.
“Kundërshtimi ynë është me baza ligjore” theksoi më tej Ruçi, duke akuzuar KQZ-në, pasi ka prishuar rregullat e lojës, gjatë një procesi të drejtë ligjor.
“Me një vështrim empirik, kuptohet se të legjitimosh vendimin e marrë nga KQZ-ja, dotë thotë se të shtosh në numërim për kryetar Bashkie, 357 vota më teper se votues, që në këtë moment, kuptohet se rezultati është i manipuluar” tha me tej Ruçi.