Deshmi nga nje i mberritur ne Lampeduza
shte historia e Asanes qe projekton sot ora 19.00 Akademia e Filmit Multimedias Marubi ne bashkepunim me Institutin Italian te Kultures. Letra nga Saharaja Lettere dal Sahara i regjisorit Vittorio De Seta i perket repertorit te filmit bashkekohor italian dhe eshte nje film ne thelb per te drejtat e njeriut emigrant.
Asane eshte nje i ri nga Senegalin qe emigron drejt Italise ku ka miqte e tij. Anija e tij mbytet dhe me shume veshtiresi mberrin ne Lampeduza. Punesohet ne te zeze diku ne jug. I riu ben perpjekje te integrohet ne Firence dhe me tej ne Torino. Gjen pune dhe miq meson gjuhen dhe fiton lejen e qendrimit. Behet viktime e racizmit dhe vendos te kthehet ne Senegal. Letra nga Saharaja eshte prodhimi i vitit 2006 123 min..
Interpretojne Djbril Kebe Paola Ajmone Rondo Stefano Saccotelli Madaeass Kebe.
Neser vazhdon projeksioni i filmit te dyte nga seria e krijimeve te regjisorit francez Jacques Tati. Ky program per nje regjisor perfaqesues i pas Luftes se Dyte Boterore nje mjeshter i zhanrit komedi eshte realizuar ne bashkepunim me Ambasaden e Frances ne Shqiperi.
Nga Tati neser te mbremje ora 19.00 shfaqet Pushimet e zotit Ylot Les Vacances de Monsieur Hulot realizuar ne vitin 1953 zgjat 74 minuta. Jane aventurat e nje njeriu qe nuk e di se pushimet vetem per tu zbavitur qe nuk jane bere. Interpretojne Jacques Tati Nathalie Pascaud Micheline Rolla.