Dëshmia: Ja si ndodhi spastrimi në Bashkinë e Tiranës
Një prej punonjësve të shkarkuar nga ana e Bashës, Anila Çobani, rrëfen shkarkimin nga Bashkia e Tiranës. Më poshtë është dëshmia e saj e plotë:
Ditën e premte,fill pas mbarimit të orarit të punës, drejtori i tatim-taksave pranë Bashkisë së Tiranës, Arben Kau, vuri para derës së tij një body-guard i panjohur për korridoret e atij institucioni me një veshje të çuditshme dhe jashtë performancës administrative dhe institucionale.
Pak më vonë, inspektorët njoftoheshin nga drejtoresha e burimeve njerëzore për të marrë fletët me largimin e tyre nga puna. Në disa media shkruhet që këta inspektorë janë larguar për një performancë dhe favorizim të informalitetit e konstatuar kjo nga analiza 7-mujore në këtë institucion. Një gënjeshtër e madhe, absurde dhe e pakonceptueshme.
Inspektorët e këtij institucioni vetëm para pak ditësh iu është dhënë në dorë një cope letër me verejtje me paralajmërim për pushim nga puna me motivacionin: Konstatuar nga kontrolli i investigimit, për mos check-im i kartave për muajin maj 2011.
Inspektorët sipas ligjit dhe rregullit në administratë si dhe në mbeshtetje të Kodit të Punës kërkuan venien në dispozicion të këtij materiali investigues dhe më pas kundërshtimin e masës së dhënë.
Ky drejtor, Arben Kau, drejtues i tipit fashist, njeri i korruptuar dhe i ndëshkuar për korrupsion në administratë nuk zbatoi ligjin për tiu vënë në dispozicion inspektorëve pikërisht këtë raport investigimi, por me një shkresë qesharake, abuzive, kthen një përgjigje nëpërmjet përgjegjëses së burimeve njerezore (aspak në kompetencë të saj) ku me papërgjegjshmërinë më të madhe përgjigjet nëpërmjet shkresës se sistemi informatik nuk ka ruajtur asnjë të dhënë,por ne jemi bazuar nga data 1 maj deri ne 10 maj për të matur performancën në punë nëpërmjet Checkin-it të kartave.Vënë në dispozicion të masës,pikërisht një urdhër të brendshëm të vitit 2010 që aspak nuk e ka lexuar,apo të paktën pas përgjigjes së shkresës të kish marrë mundimin ta lexonte,ku thotë shprehimisht: Prezenca e inspektoreve të kontrollit tatimor dhe riskut bëhet nëpërmjet evidentimit të përgjegjësve të sektorit dhe jo Check-in të kartave.Pas kërkesës së dytë, ky drejtor, tashmë i diskretituar dhe në ditët në vijim objekt i një kallëzimi penal për shpërdorim detyre, as denjoi tiu përgjigjet me shkrese inspektorëve me performancë të lartë në Drejtorine e Tatim-Taksave, por iu jep një shkresë të dytë me pretekstin e largimit të inspektoreve nga puna pas analizës së punës së tyre 7-mujore.
Nje zot e di se ku ky drejtues e ka kryer këtë analizë ndërkohë që ai në mënyrën më brutale ka bërë hyrjen e tij në Bashkinë e Tiranes duke shpërfillur administratën dhe duke shkelur rregullin numer një të etikes, prezantimin me punonjesit e kësaj administrate. Ky drejtues, që në vite ka bërë abuzime ne administratën tatimore dhe që i ka sjelle dëme buxhetit te shtetit pikërisht për atë që akuzon inspektorët e tij, gjatë ditëve të tëra ka qenë numërues në Qendren Zgjedhore nr.52 duke mos Check-uar në asnjë vend dhe duke u paguar nga buxheti i shtetit duke shkelur dhe ligjin mbi punonjesit në shërbimin e statusit për nëpunësit civile.
Disinformimit që ai i jep në media,spastrimit politik në rradhët e inspektorëve të Bashkisë së Tiranës, do ti përgjigjet me veprimet ligjore në ditet në vazhdim.Fatkeqesia e këtij njeriu dashakeqes, keqpërdorues i ligjit dhe shpërdorues i detyrës është se inspektorët e Bashkisë së Tiranës janë njerëz të përkushtuar me integritet dhe nuk do ta lënë këtë njeri të keqperdorë moralin dhe personalitetin e punonjësve të administratës. Ne si inspektorë kemi fakte dhe do ti vëmë në dispozicion të drejtesisë në ditët në vazhdim edhe për shkeljet dhe korrupsionin që ka bërë ditët e fundit ky drejtor, përfaqësues i punës për qytetarin te faktuara me emra inspektoresh dhe dokumente zyrtare.
Ky drejtor do të bëhet shembull njeherë e mirë që në administratën shtetërore nuk luhet si me votat e vjedhura nga regjimi i Lulëzim Bashës, por do të bëhen shembull njëherë e mirë i vrasjes së frikës nga punonjësit e administratës si dhe venies së dinjitetit dhe jetës së fëmijëve të këtyre inspektoreve në plan të parë.
Ta harrojne këta shërbëtorë të regjimit, këta gëlltit një lugë çorbë të prishur dhe pastaj ville gjithë jetën se koha e frikës dhe shpërdorimi i postit zyrtar për të bërë spastrime politike ka mbaruar njeherë e mirë!
Koha e qytetarëve dhe e fëmijeve të tyre nuk është tallja e rradhës e Lulzim Bashës dhe hajneve të tyre, por është koha e njerëzve me ndërgjegje qytetare dhe dinjitet profesional dhe njerëzor.