E Shtunë, 31 Tetor 2026

Furtunë në bashkinë e Tiranës, Basha flak në rrugë 51 inspektorë

Kreu i ri i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka vijuar largimet nga punë, teksa këtë radhë ka vendosur që të shkarkojë 51 inspektorë.

Sipas një njoftimi të bashkisë, shkaku zyrtar i shkarkimit të tyre ka qenë performanca e ulët dhe favorizimi i informalitetit.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës vendosi sot lirimin nga detyra të 51 inspektorëve, nisur nga performanca e ulët dhe favorizimi i informalitetit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave ka analizuar punën 7-mujore të secilit prej inspektorëve dhe ka konstatuar se të liruarit nga detyra nuk kanë kryer detyrën, duke mos bërë kontrolle sipas ligjit, duke lejuar informalitet, deri në rritje të borxhit ndaj Bashkisë, thuhet në një njoftim të shkurtër të bashkisë për këto shkurtime.

Kjo shihet si një hakmarrje ndaj këtyre punonjësve dhe tashmë ata pritet që të zëvendësohen me militantët që kanë mbështetur Bashën gjatë fushatës së tij zgjedhor.

Basha kishte deklaruar kur mori mandatin se nuk do të bënte shkarkime në masë, por tashmë ai e ka filluar me radhë, duke shkarkua inspektorë, shoferë, punonjëse të pastrim-gjelbërimit dhe deri tek pastrueset.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›