E Diel, 1 Nëntor 2026

Deshmia Si me shiti nerruge trafikanti shqiptar

LONDER ndash Bota ka shenuar 205 vjetorin e shkaterrimit te tregut transatlantik te skllaverise. Por realiteti ne te vertete duket krejt ndryshe. Gazeta prestigjoze britanike The Sun sjell fakte tronditese lidhur me skllaverine e femrave si nje prej formave me te shpeshta te krimit te organizuar. Ky krim i dyti pas trafikut te droges arrin te gjeneroje nje sasi prej 7.5 milion paund ne cdo vit. The Sun ka botuart sot nje artikull te gjate investigues lidhur trafikun e femrave duke intervistuar nje prej viktimave e cila flet per historine e saj me nje shqiptar.

APELI PER NDIHME
Sophie Hayes e deshperuar telefonoi nje numer qe ishte i nenes se saj dhe me buzet qe i dridheshin pyeti Si eshte teto Linda. Stafi i panjohur i spitalit ku ajo ishte mendoi se kjo eshte nje telefonate e thjeshte por ne fakt nena e 24 vjecares e dinte kodin sekret te komunikimit qe perkthehej ne formen Ndihme Jam ne rrezik te madh. Nena e saj Melanie udhettoi nga Leeds ne Milano te Italise afro 700 milje. Sophie kishte perfunduar nen kthetrat e nje rrjeti trafikantesh dhe ndodhej ne spital ne gjendje te rende pas disa muajsh abuzimeve.

SHQIPTARI QE I PREMTOI PARAJSEN
The Sun shkruan se nje djale simpatik shqiptar i cili e kishte takuar ne nje klub te Leeds gjashte vite me pare nuk doli njeriu qe premtoi ne ate kohe nje jete te bukur jashte shtetit. I njohur thjesht si Kastrioti ai ishte pjese e gangstereve te perfshire ne trafikimin e qenieve njerezore. Ai e shiti me pas Sophien si nje skllave seksi.
Asnjehere nuk e besoja se do te ndodhte dicka e tille ne keto dite dhe ne kete moshe. Jeta jone ishte shume normale. Vellezerit e mi motrat dhe kishim nje familje te madhe. U rritem ne nje shtepi te madhe u shkolluam ne shkolla private. Asnjehere nuk kam menduar se do te ndodhte kjo ne jeten time. Prostitucioni as nuk ekzistonte si ide ne boten time. Por une takova Kastriotin. Ne momentin qe u takuam une isha ne nje pike shume te dobet dhe ai me ofroi gjithcka mua me duhej per te qene me mire thote 29 vjecarja.
Kastrioti u zhvendos ne veri te Italise por cifti vazhdonte te mbante lidhjet qe prej takimit. Gjashte vite me pas ai e ftoi per pushime. Kastrioti ishte gazmor dhe i pashem. Nisa ta takoja ate dhe ta trajtoja si nje te dashur thote vajza. Por ne diten e trete te udhetimit ne pushime Kastroti i rrefeu se nuk ishte nje ekspert i IT-se por nje tregtar droge dhe kishte nje pasaporte false te cilen e kishte blere per 100 mije paund. Ai i tha Sophies se e kishte sjelle ne Itali per ta shitur trupin e saj per te paguar borxhet.

NIS JETA E FERRIT
Une u perpoqa ti thoja vetes se gjithcka qe po me thoshte ishte nje shaka thote Sophie. Reagimi i saj ne fakt pas kesaj bisede u shoqerua me nje goditje ne koke dhe shume kercenime te tjera. Ndersa shperthen ne lot Sophie tregon se ai me pyeti se ne cfare moshe ishin vellezerit e mi dhe kur une i tregova ai mori nje thike ne dore dhe me tha se do te gjente dike per ti hequr qafe. Me pas ai me mori pasaporten. Me pas me coi prane nje lumi ku me thoshte se ketu do te te hedh nese nuk bindesh ne ato cka te them. E pashe se nuk kisha asnje rruge tjeter. Nese nuk do ta beja apo do te perpiqesha ti tregoja dikujt ai do te me vriste mua dhe familja ime mund te ishte gjithashtu ne rrezik.
Ne nje moment kritik Sophie u detyrua te therrase familjen ne telefon dhe te garantohet se ajo ishte mire. Ajo thote zeri im dridhej. Nena me kishte thene se nese une ndonjehere do te gjendesha ne veshtiresi dhe rrezik duhet te thoja se si eshte teto Linda. Ajo tha se ky mund te ishte kodi yne per ndihme. Naten tjeter Kastrioti e detyroi Sophien qe te behej gati per tregun e punes. Une ende e shoh kete skene ne mendjen time cdo dite. Ishte njesoj si te shikoje dike tjeter duke luajtur ne nje film. Kastrioti me detyroi te vishja nje fustan te shkurter te zi dhe corape te gjata. Ai me tha se duhet te vendosja nje cmim 30 euro per seksin dhe pretendohej te fitoja 1 mije euro ne nate. Ai me nxori jashte dhe me la prane nje pike karburanti. Une duhet te afrohesha tek te gjitha makinat qe kalonin prane. Ne fund te nates mu desh te flija me tete meshkuj shume me teper se sa kisha pare ne gjithe jeten time te flija me ta tregon Sophie.

REBELIMI
Pas disa muajsh shitje trupi dhe dhunime te rregullta ajo perfundoi ne nje spital lokal pasi vuante nga pneumonia dhe dhimbje stomaku. Vetem ne ate moment ajo arriti te bente nje thirrje per ndihme. Sophie e cila tanime ka shkruar nje liber per eksperiencen e saj E trafikuar Historia ime thote se Kastrioti me kercenoi se do te me vrase nese une tentoja te ikja. Une mora telefonin dhe perdora kodin qe kisha percaktuar me nenen time duke i thene Si eshte teto Linda.
Kastrioti ra dakord qe ta linte te shkonte ne Britanine e Madhe per mjekim. Ishte ne fakt koha fiks kater dite pasi kishte bere telefonaten me nenen te ciles i dha alarmin. Pasi u kthye ne Britani nje mik e vuri ne kontakt me njesite speciale te policise kunder trafikimit te qenieve njerezore. Ata bene lidhjen se Kastrioti dyshohej per ngjarje ne Leeds kater vjet me pare. Sophie kishte frike ta akuzonte zyrtarisht por policia e arrestoi per te shtenat e kater viteve me pare dhe e mbajti tete muaj ne burg.
Vajza pohon se donta ta conte ne burg tutorin e saj por iu tremb sigurise se familjes. Tanime ajo drejton nje shoqate per mbrojtjen e viktimave te shfrytezimit te femrave.

PERSHTATI ALBANA QEHAJAJ

aq/THESUN/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›