Dëshmia e Cassidy Hutchinson hedh dritë mbi ngjarjen e Kapitolit: Trump ishte në dijeni se turma ishte e armatosur

Një dëshmi kyçe ka hedhur dritë mbi hetimet për sulmin e 6 janarit në Kapitol. Cassidy Hutchinson, një ish-ndihmëse e lartë e shefit të stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, plotësoi boshllëqet, raporton BBC.
Ajo ka delaruar në komitetin e Kongresit se ish-presidenti amerikan Donald Trump është përpjekur të kapte timonin e makinës me të cilën po udhëtonte dhe u përlesh me një oficer të Shërbimit Sekret në një përpjekje për të devijuar autokolonën e tij në Kapitol, ku mbështetësit e tij po mblidheshin. Hutchinson dëshmoi se Meadoës i ka thënë asaj disa ditë para sulmit se ‘gjërat mund të bëhen reale, shumë keq”.
Ajo deklaroi se Donald Trump e dinte se anëtarët e turmës në tubimin e tij të mëngjesit pranë Shtëpisë së Bardhë, ishin të armatosur sepse po largoheshin nga oficerët e Shërbimit Sekret dhe gjithsesi i drejtoi në Kapitol. “Nuk më intereson që ata kanë armë. Ata nuk janë këtu për të më lënduar mua. Lëri njerëzit e mi të hyjnë. Ata mund të marshojnë drejt Kapitolit që këtu”, pretendon Hutchinson se ka thënë Trump.
/rtsh.al/