Dëshmia e Kristopullit: “Si më torturoi SHIK-u”
Autori i Lajmit: red.
Një nga dëshmitarët kryesore në procesin ndaj ish-zyrtarëve të SHIK-ut që akuzohen për torturimin dhe vrasjen e biznesmenit Remzi Hoxha, tregon torturat që i janë bërë në mjediset e shërbimit sekret. Ziso Krostopulli dëshmoi para gjykatësve duke thënë se e kishin detyruar me dhunë të firmosë se kishte qenë pjesë e planeve për vrasjen e ministrit të Brendshëm dhe sabotimit të Kushtetutës. “Jam goditur dhe rrahur vend e pa vend. Në shputat e këmbëve, në bark dhe më pas te gjunjët”, - thotë Kristopulli, një prej të mbijetuarve të rrëmbyer nga SHIK-u në vitin 1995. Ai deklaroi për mbi dy orë e gjysmë të gjitha rrethanat e rrëmbimit të tij, mbajtjes peng në Vain të Lezhës dhe torturimin që iu bë përgjatë pesë ditëve nga agjentë të SHIK-ut. Dëshmitari ka akuzuar direkt për dhunën e paprecedentë dy të pandehurit, Budion Meçe dhe Ilir Kumbaro që, sipas tij, e kishin keqtrajtuar në mënyrë çnjerëzore. Kristopulloi u tha gjyqtarëve se Avdyl Loshajn e njihte, për shkak se ai kishte bërë pushime në lokalin e tij, kurse për Remzi Hoxhën kishte dëgjuar në dhomat ku ai torturohej dhe se i kishte dëgjuar të bërtiturat. Dëshmitari shtoi se agjentët e SHIK-ut e kishin detyruar me dhunë të firmoste dokumente në bazë të të cilave akuzohej për trafik armësh me Serbinë, falsifikim të kushtetutës dhe tentativë vrasjeje të ish-ministrit të Brendshëm, Agron Musaraj. Gjatë marrjes në pyetje nga SHIK, Kristopulli u tha gjyqtarëve se, ngaqë nuk i duronte dot më tej torturat, ka firmosur që e njihte edhe Remzi Hoxhën me të cilin ishte bashkëpunëtor. I pyetur nga gjykata për secilin nga të pandehurit, Kristopulli tha për Avni Koldashin, se nuk kishte asnjë akuzë kundër tij, pasi ishte sjellë shumë mirë me të. Ndërsa përkundër deklaratave dhënë prokurorisë, dëshmitari mohoi ta njihte Arben Sefgjinin. Në kohën që Ziso Kristopulli dha dëshminë e tij mbi rrëmbimet e trefishta me pasojë zhdukjen e Remzi Hoxhës, në sallën e gjykatës nuk ishte asnjëri nga të akuzuarit e prokurorisë, as drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Arben Sefgjini dhe as ish-shefi i bazës vëzhguese të SHIK, Avni Koldashi.
Ky lajm është publikuar: 10/09/2008