Masakra e Cërrikut, dështon seanca e radhës
Autori i Lajmit: red.
Ka dështuar sërish hapja e procesit për nëntë të pandehurit që akuzohen për masakrën e Cërrikut. Ashtu edhe si në seancat e mëparshme, të cilat janë shtyrë, duke zvarritur kështu një nga gjyqet më të rëndësishme, edhe ky gjyq nuk u realizua për shkak se mungonte njëri nga avokatët mbrojtës. Në një kohë kur në kafaz ndodheshin gjashtë nga të akuzuarit, mungesa e njërit prej avokatëve e ka detyruar prokurorinë t i drejtohet jo vetëm dhomës së avokatisë, por edhe ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, që të marrë masat e nevojshme. Sipas prokurorit, edhe gjyqet e mëparshme kanë dështuar pikërisht për faj të avokatëve dhe kjo situatë, sipas organit të akuzës, nuk mund të tolerohet më tej. Kryesuesi i trupës gjykuese, Klodian Kurushi, ka pezulluar afatet e paraburgimit të të pandehurve, ndërsa u ka bërë apel avokatëve të jenë korrektë dhe të paraqiten në sallë çdo të martë në orën nëntë të mëngjesit, për të përfaqësuar klientët e tyre. Nëntë të pandehurit e kësaj çështjeje akuzohen për veprat penale të “vrasjes në rrethana të tjera të cilësuara” ndaj punonjësve të policisë dhe ushtarakëve gjatë detyrës kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim në dëm të shtetasve Besnik Sula, Halit Haxhia, Bashkim Mnella, Sali Martini, Qemal Mehmeti dhe Petrit Ndoi. Akuza bën të ditur se gjatë seancave gjyqësore për të zbardhur ngjarjet e rënda të Cërrikut do të pyeten në cilësinë e dëshmitarit, gati 200 persona, të cilët do të dëshmojne çfarë ata kanë parë në datën e 23 korrikut 1997 në qytetin e Cërrikut.
Ky lajm është publikuar: 10/09/2008