E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshmia e Selmanllarit mbrojtja perplaset me akuzen

Lejet e ndertimit Gjokutaj Klienti im ka deshmuar se Avllaj i ka kerkuar 20 te kontrates per lejen e ndertimit. Akuza Eumlshte e pavertete

Deshmia e biznesmenit Rrahman Selmanllari ne Prokurorine e Tiranes diten e hene ka perplasur mbrojtjen me akuzen. Ne nje dalje publike avokati i Selmanllarit Genc Gjokutaj do te deklaronte se klienti i tij ka deshmuar para grupit hetimor se Dritan Avllaj i njohur si Tan Lepuri i ka kerkuar 20 per qind te kontrates per lejen e ndertimit. Kerkesa e z. Avllaj eshte pranuar per shkak se ai e ka paraqitur veten si mik te z. Edi Rama qe hap cdo dere ne Bashkine e Tiranes vijoi Gjokutaj ne nje komunikim me median duke shtangur hetuesit e ceshtjes. Keta te fundit me nje reagim zyrtar deklaruan se keto deklarata jane te paverteta dhe nese te tilla akuza vijojne atehere do te detyrohen te bejne publik deshmine e plote te Selmanllarit. Ju konfirmoj se deklarimet e avokatit Genc Gjokutaj nuk qendrojne.

Per momentin jemi te detyruar te mos publikojme asnje akt hetimor per shkak se ceshtja vazhdon ne hetim tha drejtuesi i njesise Task-Force Dritan Rreshka.

Avokati i Rafit

Ne mjediset e nje hoteli privat ne Tirane Genc Gjokutaj avokati i Rrahman Selmanllarit i njohur ndryshe si Rafi ka dale dje ne mesdite ne nje konference per shtyp. Jam ketu me kerkesen e klientit tim z. Selmanllari per te denoncuar tentativat e deshtuara te disa mediave per te genjyer ne lidhje me deklarimin e klientit tim ne Prokurorine e Tiranes. Me pergjegjesi te plote ligjore deklaroj para opinionit se deshmia e klientit tim dhene prokurorise vijon si me poshte Zoti Dritan Avllaj ka kerkuar ti jepet 20 e kontrates ne kembim te studimit te zones dhe lejes se ndertimit Kerkesa e z. Avllaj eshte pranuar per shkak se ai e ka paraqitur veten si mik te z. Edi Rama qe hap cdo dere ne Bashkine e Tiranes tha avokati Genc Gjokutaj. Ai shtoi se sic shihet qarte nga keto dy pohime deklarata e klientit te tij mbeshtet plotesisht akuzat e ngritura ndaj kryebashkiakut. Ne fund te deklarates per shtyp Gjokutaj tha se po shikon mundesine te nise padi penale per disa media qe kane mashtruar opinionin publik duke deformuar deklaraten e klientit te tij ne prokurori.

Reagimi i akuzes

Dje rreth ores 1330 pak minuta pasi kishte perfunduar komunikimi i avokatit Gjokutaj me mediat Prokuroria e Tiranes reagoi zyrtarisht duke i cilesuar pretendimet e tij si te paverteta. Drejtuesi i njesise Task-Force Dritan Rreshka tha se deklarimet e avokatit Gjokutaj nuk qendrojne ndersa tha se ky avokat nuk ka qene i pranishem ne seancen e pyetjeve dhe organi i akuzes nuk ka asnje dijeni se me cfare cilesie ka folur ai me mediat. Te detyruar nga deklarata e avokatit Genc Gjokutaj per te cilin nuk e dime se me cfare cilesie ka dale ne konference per shtyp pasi edhe vete ai nuk ka qene i pranishem ne momentin e marrjes ne pyetje dhe nuk ka nje kopje te procesverbalit ju konfirmoj se deklarimet e tij nuk qendrojne. Per momentin jemi te detyruar te mos publikojme asnje akt hetimor per shkak se ceshtja vazhdon te jete ne hetim dhe ne nje moment tjeter do te rivleresohet ky vendim dhe mund te publikohet per te sqaruar opinionin publik thane burimet zyrtare nga Prokuroria e Tiranes te cilat saktesojne se po shikohet mundesia per te thirrur ne prokurori avokatin Genc Gjokutaj me cilesine e personit qe mund te kete dijeni per objektet e hetimit. Prokuroria deklaron se Selmanllari nuk ka treguar ndonje ryshfet te mundshem per lejet e ndertimit ne zonen e Liqenit Artificial pasi ne te kundert ai mund te merrej nen hetim per korrupsion aktiv. Nese do ishte ndryshe neni 37 i Kodit te Procedures Penale thote se kur para organit procedues nje person qe nuk eshte marre si i pandehur ben deklarime nga te cilat dalin te dhena per inkriminimin ne ngarkim te tij autoriteti procedues nderpret pyetjen duke e paralajmeruar se pas ketyre deklarimeve mund te zhvillohen hetime ndaj tij dhe e fton te caktoje nje mbrojtes. Deklarimet e meparshme nuk mund te shfrytezohen kunder personit qe i ka bere ka deklaruar grupi i prokuroreve. Megjithate grupi hetimor vazhdon te verifikoje cdo akuze publike te leshuar nga deputetja e PD-se Albana Vokshi dhe nga deputeti i PS-se Erjon Brace te cilet akuzuan biznesmenet Dritan Avllaj dhe Arjan Tartari se kane perfituar nga njohja me politikanet vendore dhe qendrore.

splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›