E Shtunë, 31 Tetor 2026

Myftiu i Lushnjes Nuk e di origjinen e parave per xhamine

Tomorr Borici pyetet per me shume se 4 ore nga oficeret e SHISH-it te Antiterrorit dhe te Pastrimit te Parave Me thane se disa sheike arabe donin te financonin per besimtaret shqiptare

Myftiu i Lushnjes Tomorr Borici deklaron para agjenteve te sherbimit sekret dhe policise se nuk ka dijeni per origjinen e parave qe do te perdoreshin per rikonstruksionin e nje xhamie. Kjo eshte deklarata e tij e bere ne ambientet e Drejtorise se Policise se Tiranes gjate seances se pyetjeve nga nje grup hetimor i perbere nga oficere te Sherbimit Informativ Shqiptar dhe oficere te pastrimit te parave dhe antiterrorit ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise. Marrja ne pyetje e Tomorr Boricit ka zgjatur mbi kater ore dhe ne momentin qe ai ka dale nuk ka pranuar te komunikoje me median duke u larguar me shpejtesi. Marrja ne pyetje e tij u be pas bllokimit te 50 mije dollareve te nje studenti ne Arabine Saudite pasi ai kishte deklaruar se ato do te perdoreshin per rikonstruksionin e nje xhamie ne Lushnje.

Pak dite me pare studenti shqiptar Fadil Bardhoshi i cili studion ne nje nga universitetet fetare te Medines ne Arabine Saudite u shoqerua ne Drejtorine e Policise se Tiranes i dyshuar si i perfshire ne nje rrjet te financimit te institucioneve fetare shqiptare me para te dyshimta. Ai eshte kapur ne aeroportin e Medines me nje sasi prej rreth 110 mije riale saudite qe jane rreth 50 mije dollare teksa kthehej ne Shqiperi ndersa nga deklarimet e tij mesohet se parate ishin destinuar per Myftinine e Lushnjes e cila drejtohet nga Borici.

Ne keto kushte pas marrjes ne pyetje policia ka thirrur edhe myftiun ne lidhje me kete financim. Ai eshte futur ne Drejtorine e Policise se Tiranes rreth ores 1100 te paradites ku per ta marre ne pyetje e priste nje grup hetimor i perbere nda tre institucione te rendesishme qe jane SHISH Prokuroria dhe Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit. Ata kane kerkuar te dine sa me shume informacion nga Myftiu i Lushnjes duke i kerkuar atij origjinen e parave qe do ti vinin nga Arabia Saudite. Agjentet e policise kane kerkuar te dine nga Tomorr Borici se kush i kishte nisur keto para pasi origjina e tyre ishte e dyshimte dhe mendohej se kane lidhje me aktivitete terroriste. Ne keto kushte ekspertet e pastrimit te parave kane kerkuar te mbledhin informacion nga Borici duke e pyetur per menyren sesi vinin parate nga kush vinin e si do te perdoreshin.

Ne kete seance pyetjesh Myftiu i Lushnjes ka deklaruar se ai nuk ka dijeni se kush i ka dhuruar ato para. Sipas tij ai ka mirepritur dhurata nga te gjithe besimtaret ashtu si edhe nga Fadil Bardhoshi student ne nje universitet fetar ne Medine. Gjithashtu ai ka shpjeguar se nga informacionet e tij Bardhoshi njihte sheike ne Arabi qe kishin shprehur deshiren per te financuar ne Shqiperi sic eshte edhe rasti i rikonstruksionit te nje xhamie ne Lushnje. Por per disa ore ai eshte ripyetur dhe eshte vendosur te lihet i lire vetem ne oren 1520. Ne ato momente ai ka dale nga Drejtoria e Policise se Tiranes duke u larguar me shpejtesi. Edhe pse eshte pyetur nga media ne lidhje me kete seance te gjate pyetjesh ai nuk ka pranuar te tregoje asgje duke u larguar me shpejtesi te nje makine qe e priste disa metra me tutje.

Grupi hetimor tha se kjo nuk eshte hera e vetme qe u mor ne pyetje myftiu i Lushnjes pasi ai mund te thirret serish. Informacionet per te jane grumbulluar nga Sherbimi Informativ i cili ka qene i pranishem ne Drejtorine e Policise se Tiranes si dhe nga pastrimi i parave ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit. Vec tyre ne hetim eshte perfshire edhe Antiterrori i Drejtorise se Pergjithshme nderkohe qe prokuroria po dirigjon orkestren per ta zbuluar kete mekanizem qe dyshohet se ka lidhje me terrorizmin. Sipas te dhenave studenti qe do sillte parate mesohet se eshte vellai i Ismail Bardhoshit imam i nje prej xhamive te Tiranes. Sinjalizimet e para kane ardhur nga autoritetet policore te vendit saudit mbi tentativen e transferimit te nje sasie prej rreth 50 mije dollaresh ne menyre te fshehte nga Bardhoshi. Gjate marrjes ne pyetje ai ka deklaruar se i ishin dhuruar nga sheike por kjo mbetet per tu vertetuar ose ndaj tyre mund te nise procedim penal.

splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›