Deshmia e mjekut Ilia pyetinese kishte vdekur Eleni
TIRANE- Ilia Basho ka qendruar indiferent kur ka mesuar nga mjeket lajmin per vdekjen e bashkeshortes se tij 33-vjecare Eleni Basho
mbremjen e 2 shkurtit 2012. Ai thuajse nuk ka reaguar fare madje as perlotur kur mjeku roje i urgjences se Spitalit Ushtarak me inicialet M.S. e ka ftuar per te pare trupin e pajete qe ndodhej ne reanimacionin e spitalit.
Pasi ka pare trupin e shtrire ne tryezen e reanimacionit i arrestuari Basho ka qendruar teper indiferent duke kerkuar qe spitali te bente te gjitha procedurat pasi varrimi do te kryhej ne Gjirokaster. Sipas deshmise se mjekut roje te njejten gje kane kerkuar edhe familjaret e tjere te cilet pasi u njohen me urdherin e prokurorise per kryerjen e ekspertizes mjeko-ligjore kane kerkuar pershpejtimin e procedurave pasi e kishin vendosur qe ceremonia e varrimit te Elenit do te zhvillohej ne fshatin e saj te lindjes ne Gjirokaster.
Qendrimi indiferent dhe mos reagimi ne nje menyre sic ne mjeket kemi pare kur ka te tilla raste me beri pershtypje pasi burri i viktimes nuk u interesua shume se si kishte ndodhur dhe kush e kishte sjelle ne spital. Mua personalisht tre persona qe ma kane sjelle trupin me kane thene se gruas i kishte rene te fiket. Kam kerkuar menjehere qe ta vendosin ne nje barrele dhe me tej e kemi futur trupin ne sallen e reanimacionit. Se bashku me disa infermiere kemi kontrolluar pulsin por ne fakt gruaja nuk kishte asnje reagim as nga pulsi por edhe tek syte-shprehet mjeku roje gjate deshmise se dhene ne polici.
KONSTATIMI I PLUMBAVE
Me tej ne deklarimet e tij ai shton se se bashku me infermieret e kane kthyer trupin ne pozicion te kundert barkas ku kane konstatuar se palltoja e gruas kishte dy vrima. Vrimat ishin te permasave te vogla dhe se nuk kishin shenja gjaku. Menjehere kemi bere zhveshjen e trupit i cili ishte ende i ngrohte. Gjate heqjes se rrobave arritem te dallonim se ne pjesen e shpines gruaja kishte dy vrima karakteristike me ato qe lene plumbat. Nje nga vrimat ishte afer shtylles kurrizore ndersa nje tjeter pak me lart- u ka treguar policise mjeku roje i spitalit Ushtarak. Deklarimet e mjekut jane marre ne ambjentet e spitalit Ushtarak ne te cilin ai ka takuar dhe Ilia Bashon. Sipas deshmise se mjekut Ilia ka ardhur pasi ai u kishte komunikuar tre personave qe e kishin sjelle trupin se gruaja e transportuar me urgjence ishte qelluar me dy plumba dhe nuk i kishte rene te fiket.
TAKIMI ME ILIAN
Sipas mjekut qe ka bere ne fillim ekzaminimin e trupit te pajete te Eleni Bashos bashkeshorti i saj Ilia Basho ka qendruar teper indiferent kur ka pare trupin ne sallen e operacionit. Kur ka ardhur ne spital dukej si i hutuar. Me eshte prezantuar duke me thene se ishte burri dhe me ka pyetur nese gruaja ishte ende gjalle apo jo. Fatkeqesisht nuk jeton- i kam thene -pasi eshte qelluar me dy plumba ne pjesen e kurrizit. Per shkak se ishte burri si njeriu me i aferm i viktimes e kam shoqeruar ne sallen e reanimacionit ku ndodhej trupi. Aty ja kam treguar te gjithe situaten. Ilia ka pare trupin dhe nuk me ka thene asnje gje. Ka qendruar si indiferent dhe sa ishte aty nuk filloi te qaje. Kjo me beri pershtypje pasi ne raste te ballafaqimit te trupave te pajete nga familjaret ne pjesen me te madhe sidomos kur jane njerezit e afert ata shperthejne ne lot. Pasi kemi dale nga salla e reanimacionit kam pare se kishin ardhur dhe persona te tjere te familjes. Aty mesova se dikush nga policia dhe prokuroria kishte dhene urdher per te bere ekspertizen mjeko-ligjore. Pas disa minutash jam takuar serisht me Ilia Bashon i cili me ka kerkuar qe te beja shpejt procedurat e dokumentave pasi familja duhet te terhiqte trupin e pajete. Sic me komunikuan disa persona te tjere qe mendoj se kane qene familjaret pershpejtimi i procedurave eshte kerkuar per shkak se trupi do udhetonte ne drejtim te Gjirokastres pasi aty do kryhej ceremonia e varrimit. Une kam bere veprimet qe me takonin duke plotesuar kartelen mjekesore ku kam shenuar shkakun e vdekjes dhe me tej trupi eshte transportuar ne mjekesine-ligjore ku prej andej dhe eshte terhequr nga familjaret-ka treguar ne deshmine e tij mjeku roje i Spitalit Ushtarak.
sg/shqiptarja.com