Dëshmia për rrjetin Al Jazeera: Më dhanë 50 dollarë që të votoj për PD-në (VIDEO)
Rrjeti i njohur televiziv, Al Jazeera, publikoi një dëshmi sot nga fshati Dershan i Tiranës, ku një fshatari i janë ofruar 50 dollarë për të votuar Partinë Demokratike.
Abdullah Beqiri i tha televizionit se dikush erdhi dhe i ofroi paratë.
Unë i thashë se nuk pranoj ryshfet, por ata më thanë se po mi japin paratë se jam i moshuar, por mund të zgjedh vetë se për kë të votoj, tha Beqiri për Al Jazeera.