FOTO LAJM/ Flamur Noka dhe Nard Ndoka fotografojnë votën dhe e nxjerrin në Facebook
Ndërsa komisionerët po shqetësohen për faktin se qytetarët nën presion po fotografojnë votën e tyre, për tua treguar zyrtarëve të partisë në pushtet, dy figura (qesharake) të mazhorancës kanë fotografuar votën e tyre dhe e kanë publikuar foton në Facebook.
Kështu, në faqen zyrtare të Ministrit të Brendshëm, Flamur Noka, shihet një fletë votimi me shenjën e vendosur në numrin 44 të Partisë Demokratike.
Kurse në faqen zyrtare të Nard Ndokës, kreut të Partisë Demokristiane, është një fletë votimi e fotografuar, me shenjë mbi partinë e vetë kryetarit./ep

