Dëshmitari i mbrojtur kundër Lushtakut, “aktiv” në Skenderaj

Jetullah Behramaj, dëshmitar i mbrojtur në disa procese gjyqësore kundër Sami Lushtakut, prej një viti nuk dihet se ku ndodhet me familje, por dokumentet zyrtare tregojnë se gjatë kësaj kohe ai ka qenë pjeswmarrës në shumicën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Skenderajt, ende ai ka statusin e anëtarit të këtij Kuvendi.
Behramaj nuk ka qenë prezent në seanca, por në evidencën e pjeswmarrësve ka nënshkruar dikush në vend të tij. Për pasojë mungesa njëvjeçare nuk ia ka humbur statusin e anëtarit të Kuvendit Komunal. Kjo për shkakun se deri tash nuk ishte përmbushur kushti ligjor, me të cilin mandati i merret një anëtari.
"Çështja e tij do të shqyrtohet shumë shpejt në KQZ ", ka thënë një anëtar i këtij institucioni, shkruan Koha Ditore.
“Ndoshta këtë të hënë do ta kemi në rend dite. Kuvendi Komunal i Skenderajt ka marrë iniciativën më herët për ta zëvendësuar por nuk e ka kompletuar dokumentacionin. Madje, dokumentacioni që i është kërkuar për ta treguar mungesën e këtij anëtari, e ka dëshmuar të kundërtën- ka treguar se ai ka marrw pjesë”, ka thënë anëtari i KQZ-së, i cili ka folur në kushte anonimiteti./Indeksonline/