E Diel, 1 Nëntor 2026

Deshmitari rrefen per masakren e Tivarit

Njeri prej tyre 83-vjecar eshte edhe Ahmet Bajraktari nga fshati Kishnareka e Prizrenit.

Ai ka rrefyer per medias mbi masakren ky mbeten te vrare mbi dy mije burra nga Kosova e ku ne kete histori u perfshine edhe komunistet shqiptare. Sic rrefen Bajraktari moshen 17 vjec luftoi si partizan kunder gjermaneve ne Togir te Kroacise ndihet i lumtur qe ka perjetuar pavaresine. Duke folur per masakren e Tivarit ai kujton se ishte 17-vjec kur u mor nga ushtria serbe bashke me shtate burra te tjere te fshatit te tij. Ne nje moshe te madhe ai ka deklaruar se nuk po du me vdek e me marr me veti nje pjese te historise qe i duhet pasardhesve tane.

Mu edhe te tjeret nga fshatrat perreth na kane nis per Prishtine. Aty kemi qendru disa dite derisa cetniket i kane mbledh gjithsej 4 mije kosovare per tu nis pastaj per ne qytetin e Shtimes tregon ai. Pervec rrugetimit neper qytete mban mend detaje te tjera me te hollesishme pavaresisht moshes se shtyre. Kolona e njerezve ka qene afersisht 4 kilometra e gjate dhe ne te ka pas pleq por edhe shume te rinj. Ate nate kemi fjet ne Shtime por gjithmone i kam pas cetniket e armatosur prapa duke na percjelle rrefen Ahmet Bajraktari.

Nje nate e kemi kalu ne Shtime kurse te nesermen jemi nis per ne Prizren per tu nis drejt Kukesit. Aty na kane vdek 6 te moshuar sepse gjithe kete rruge e kemi bere pa ngrene asgje kujton Ahmeti qe kujton se ka qene deshmitar edhe kur i kane mbyt dhe i kane hedh ne lumin e Drinit pleqte te cilet lodheshin dhe nuk mund te ecnin. Ahmet Bajraktari nuk ndalet se pershkruari rrugetimin e tij te gjate kur me turmen kishin hyre ne shtetin shqiptar ne Shqiperi gjithnje pa ngrene e pa pire asgje.

Ne hyrje te Shkodres ishte nje djale i vogel qe shiste nje gote 5 leke. Nje bashkudhetar mi huazoi leket dhe bleva ujin tregon Ahmeti. Prej Shkodres turma e kosovareve u nis drejt qytetit te Tivarit vetem disa dite pas masakres se madhe ne prill 1945. Kur kemi mberri afer Tivarit i kemi pare te gjitha gjurmet e masakres se Tivarit e cila ishte bere 5 dite para se ne te mberrinim. Kemi pare plisa tirq e shume copa te rrobave te shqiptareve te cilet i kishin masakru. Madje as gjakun nuk e kishin pastru ende tregon Bajraktari.

Ai thote se gjate qendrimit njeditor ne qytetin e masakres nuk ka takur asnje nga shqiptaret qe i kishin shpetuar asaj masakre. Po jam deshmitar qe me syte e mi i kam pare te gjitha keto thote i bindur ish-partizani Ahmet Bajraktari. Ahmeti tregon se eshte kthyer ne Kosove dhe ne vitin 1950 pasi perfundoi shkollen per 40 vite punoi ne Prizren si arsimtar i gjeografise dhe historise derisa doli ne pension.

2010-09-26 1312

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›