Dështimi i një kabineti qeveritar, që po vë në rrezik krejt politikën polake
Zhgënjim nga kabineti - 365 ditë pas ardhjes në pushtet të Donald Tusk/Më 16 nëntor 2007 Donald Tusk, kryeministri i ri polak premtoi një mrekulli ekonomike dhe një kthesë në politikën polake. Më shumë se një vit më vonë, nuk vihet re ndonjë arsye madhore për të festuar. Pasi sukseset e deritanishme, zgjedhësit i gjykojnë më shumë se modeste. Ata e lidhin vitin e parë të qeverisjes së tij vetëm me largimin e trupave nga Iraku dhe me luftën e hapur mes qeverisë e presidentit. Para një viti, shumica e polakëve priti me shpresa të mëdha e festime ardhjen e tij në pushtet. Sot, pas më shumë se një viti, qytetarët polakë llogarisin se ç’ është bërë me premtimet e dhëna. Për kabinetin Tusk, qeverisja është dëshmuar më e komplikuar se ç’ pritej. Kur në nëntor 2007 qeveria liberale ia nisi punës së saj, ajo kishte marrë një votëbesim të madh nga zgjedhësit. Por më shumë se një vit në pushtet, qeverisja e tij u fokusua nga hija e protestave me kërkesa sociale dhe një luftë të fortë mes qeverisë dhe Presidentit, Lech Kaczynski. Vetëm një ndër tri polakë është i kënaqur me qeverinë. Rreth gjysma e tyre beson -sipas një sondazhi të ndërmarrë nga Qendra për kërkimet e mendimeve”CBOS” - se qeveria nuk i ka mbajtur fare premtimet e dhëna qëkurse ka ardhur në pushtet. Si premtimi i vetëm i mbajtur nga pushtetarët e rinj, është tërheqja e trupave nga Iraku, të cilën qeveria e realizoi në nëntor. Në përgjithësi, qeveria po merr nota të mira në politikën e jashtme. Më shumë se dy të tretat e polakëve besojnë se kabineti qeveritar e përfaqëson vendin mirë në planin ndërkombëtar. Ministri i jashtëm Radoslav Sikorski, për këtë arsye ka arritur të marrë në sondazhe notat më të mira, krahasuar me kolegët e tij në kabinetin qeveritar. Nisur nga këto që thamë, nuk solli asnjë shqetësim që Sikorski në emër të qeverisë polake nënshkroi marrëveshjen për sistemin mbrojtës raketor me SHBA-në. Asokohe më shumë se gjysma e popullsisë ishte kundër. Në Poloni, ndërkohë vlerësohet se lidhjet me fqinjët - Rusinë dhe Gjermaninë - janë përmirësuar. Përndryshe qeverisë i mungojnë sukseset e mëdha. Nga “mrekullia ekonomike” e premtuar, nuk u pa asgjë të konkretizohej. As reformat në fushën sociale e as ato ekonomike nuk u realizuan, e ndër to as ato më të rëndësishmet në sistemin shëndetësor e atë të taksave. Këto kanë bërë që të mos ndaleshin as protestat nga ana e grupimeve e organizatave të shoqërisë civile e më gjerë. Pikërisht në javën e shkuar, sindikalistët okupuan mjedise të selisë së kryeministrisë në Varshavë, ndërsa Tusk nxitonte drejt një udhëtimi në Europë. Tashmë ata kërcënojnë me një grevë të përgjithshme. Modeste - sipas ekspertëve - gjykohen rezultatet e qeverisjes njëvjeçare. “Është bërë mëse e qartë se të gjitha premtimet e periudhës parazgjedhore, për dhjetra projekte tashmë gati për t’ u vënë në jetë, nuk janë mbajtur absolutisht“, thotë Marek Migalski, politolog në Universitetin e Silezisë, në Poloninë Lindore. Para pesë javësh, qeveria iu vu përmbushjes së synimit për të vënë në rrugë hartimin e dekretimin e mbi 200 ligjeve e neneve të reja. Dita kufi duhej të ishte jubileu njëvjeçar i kabinetit të Tusk. Një lëvizje tipike politike populiste kjo - vlerësojnë analistët në vend. S’ dukej se do kishte gjë prej kësaj qeverisje që më parë - gjykon politologu Marek Migalski. Eskpertët e ekonomisë shohin disa lëvizje në drejtimin e duhur në zhvillimin ekonomik të Polonisë, si për shembull hapa të konsiderueshëm në sektorin e automobilave dhe në zhvillimin e “EURO 2012”, kampionatit europian të Futbollit që Polonia ka marrë përsipër ta zhvillojë sëbashku me fqinjët ukrainas. Gjithsesi, këto lëvizje janë bërë të dukshme vetëm tanimë në muajt e fundit. “Minimumi, gjashtë muaj kanë shkuar kot me këtë qeverisje”, mbizotëron mendimi i përgjithshëm ndër ta. Popullsia, gjithsesi, është më zemërgjerë me qeverinë dhe liderin e saj se sa ekspertët. Kabineti i tanishëm, gjithsesi, shquhet se ka një atmosferë më të mirë në krahasim me atë të Jaroslaë Kaczynski-t në aspektin e zënkave dhe prolemeve ët brendshme qeveritare me partnerët qeverisës. Problemet e brendshme mes partnerëve të koalicionit në qeveinë aktuale arrijnë rrallë deri në veshët e publikut, beson shumëkush, pasi të tilla edhe në këtë kabinet ka. Në mënyrë paradoksale, zënka e hershme mes kryeminsitrit Tusk dhe presidentit Lech Kaczynski, akoma mban gjallë vëmendjen e publikut. Polakët besojnë se një situatë e tillë është një damkë për Polininë, dhe fajin ia hedhin pothuajse përgjysëm të dyve njëlloj. Çdo një ndër dy vetë e mban kryeministrin Donald Tusk, si një kryetar të mirë kabineti, ndërkohë që për qeverinë e tij, kështu mendon vetëm një ndër tre vetë. ...