E Shtunë, 31 Tetor 2026

Risitë e Kodit të ri Zgjedhor

Kodi Zgjedhor, i miratuar dje në mbrëmje në Kuvend me konsensusin e dy partive të mëdha PD dhe PS, u vlerësua nga shumica e parlamentarëve si garancia për zgjedhje të lira e të ndershme në vitin 2009. Ligji i ri zgjedhor, i cili përmban 185 nene, sjell një numur risish duke filluar nga ndryshimi i sistemit elektoral, balancimi i komisioneve zgjedhore, financimi i fushatave elektorale, numurimi i votave etj. Risitë kryesore të ligjit: - Kodi i ri Zgjedhor bën kalimin e sistemit zgjedhor nga i përzier në proporcional rajonal, i cili e ndan Shqipërine në 12 qarqe. - Harta e re elektorale përbëhet nga 12 zona zgjedhore, ku secila i korrespondon një qarku dhe mandatet do të llogariten në bazë të votave që partia apo koalicioni ka marrë për secilin qark. - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përbëhet nga 7 anëtarë. Anëtari i KQZ-së ka mandat 4-vjeçar me të drejtë rizgjidhjeje. Komisioni zonal i administrimit te zgjedhjeve (KZAZ) dhe KQV-të do të përbëhen nga 7 anëtarë dhe sekretari, të cilët emërohen nga KQZ-ja sipas formulës së zgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së. Ndërsa grupet e numërimit përbëhen nga 4 anëtarë, ku nga një anëtar u takon dy partive të mëdha dhe anëtarët e tjerë zgjidhen me short. - Kuvendi i Shqipërisë zgjedh 2 anëtarë të KQZ-së nga partia që ka numrin më të madh të vendeve nga partitë e mazhorancës qeverisëse dhe 2 anëtarë nga partia e opozitës që ka numrin më të madh të vendeve në Kuvendin e Shqipërisë. Anëtari i pestë i KQZ-së zgjidhet nga kandidatura të propozuara nga të partitë e vogla të mazhorancës dhe i gjashti nga kandidaturat e propozuara nga partitë e vogla të opozitës. - KQZ vendos përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit përpara vlerësimit të tyre. - Pajisja e shtetasve me karta identiteti për të marrë pjesë në votim....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›