Dështimi me targa

Qytetarët që kanë blerë vetura të reja, kanë mbetur pa targa. Radhët e gjata para qendrave të regjistrimit janë larguar përkohësisht. Të paktë janë ata njerëz që marrin targa KS. Ka qytetarë që presin tash e një muaj për të marrë një palë tabela për veturë. Ata që janë më pak të durueshëm kanë filluar të ngasin makinat edhe pa targa.
Krejt ky kaos i ka rrënjët në fund të vitit 2009. Asokohe ishte ndërprerë prodhimi i targave KS. Ishte paralajmëruar se do të dalin targat e reja me stemën e Republikës së Kosovës. Por, duket se Ministria e Punëve të Brendshme u bë pishman. Ajo ka autorizuar përsëri kompaninë për prodhimin e targave që të vazhdojë me targa të vjetra.
F.S. pothuajse çdo ditë pune vjen në Qendrën e Regjistrimeve në Prishtinë. Në 20 ditët e shkruara ai ka marrë gjithmonë të njëjtën përgjigje: “Hajde nesër se sot nuk ka tabela”.
Megjithëkëtë, ai shpreson se deri në fund të javës, më në fund do t’i ketë targat e veturës. “Deri në fund të javës na kanë thënë që nuk mund t’i merrni targat”, rrëfen F.S. nga Prishtina, i cili nuk pranon të flasë me emër, nga frika se dikush mund t’ia shtyjë deri në pafundësi marrjen e targave.
Por, sipas këshilltarit të ministrit të Punëve të Brendshme, Fisnik Rexhepi, për këtë nuk ka nevojë të shqetësohet askush. Sipas tij, periudha kur nuk janë prodhuar targat, ka kaluar. Rexhepi shpjegon se ka pasur vetëm reduktime të targave, po jo edhe vonesa
“Të gjitha qendrat e regjistrimit të automjeteve i kemi furnizuar me sasi të mjaftueshme me targa, derisa të fillojmë me targa të reja”, vlerëson ai.
Sipas tij, kompania që ka qenë e ngarkuar për prodhimin e targave nuk ka pasur mundësi të plotësojë kërkesat e shumta të qytetarëve për t’u pajisur me targa.
“Tash është tejkaluar ajo dhe të gjitha qendrat e regjistrimit të automjeteve i kemi furnizuar me sasi të mjaftueshme targash”, shton Rexhepi. Kompania do të vazhdojë të prodhojë targa të vjetra deri në fund të këtij viti, kur pritet të dalin targat e reja me stemën e Republikës së Kosovës.
Megjithëkëtë, ata që ende nuk kanë pasur fatin të marrin as targa të reja, e as të vjetra, po vazhdojnë t’i ngasin veturat e tyre pa targa, me rrezikun se mund të dënohen nga policia. E, policia është shumë rigoroze. Atyre nuk iu intereson nëse qendrat e regjistrimit kanë apo nuk kanë targa të mjaftueshme për qytetarët.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani thotë se edhe në raste të tilla nuk do të ketë përjashtime. Sipas tij, ligji do të zbatohet në të gjitha rastet. “Në momentin që një qytetar shihet pa targa, ai do të dënohet”, paralajmëron Kelani.
Sipas tij, mospajisja me targa të veturave nuk është problem i Policisë së Kosovës. “Çdo rast konkretisht në çdo veturë të çdo ngasës, i cili bën shkelje ligjore dhe nuk iu përmbahet rregullave të trafikut, edhe në këtë rast tek automjetet të cilat nuk posedojnë targa, është procedura ligjore që i sanksionon personat që nuk posedojnë targa”, vlerëson ai.
Gjatë dy viteve të shkuara, Ministria e Punëve të Brendshme kishte premtuar se do të dalin me targa të reja. Ato me vite ndërruan formë, ngjyrë dhe stema. Tash është hera e tretë që paralajmërohet një shtyrje e re. Deri më sot zyrtarët e kësaj ministrie nuk kanë pranuar që bëhet fjalë për probleme politike, por gjithmonë teknike.