Përfundon pa filluar

Ende pa filluar, është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Albin Kurtit, liderit të Lëvizjes Vetëvendosje. Seanca ndaj tij, do të mbahet më 22 shkurt, kurse arsyeja e shtyrjes është se trupi gjykues konstatoi se të akuzuarit nuk i është dërguar thirrja, tetë ditë para seancës. Në fakt, vetë Kurti nuk ka shkuar fare në gjykatë, por pa autorizimin e tij, ai u përfaqësua nga avokati Ramiz Krasniqi, i caktuar sipas detyrës zyrtare. Ky i fundit, i kërkoi gjykatës që të heqë dorë tërësisht nga aktakuza, kërkesë e cila nuk u pranua nga trupi gjykues i kryesuar nga një gjyqtar i EULEX-it.
“Pasi kemi studiuar këtë aktpadi dhe duke pasur parasysh procesin e kaluar gjyqësor kundër z. Kurti, e po ashtu edhe qëndrimin e EULEX-it ndaj tij, është bindje imja se z. Kurti nuk do të ketë gjykim të paanshëm në këtë gjyq dhe se rasti i tij është i motivuar politikisht”, është shprehur avokat Krasniqi.
Kjo bëri që avokati Ramiz Krasniqi të japë dorëheqje nga funksioni i avokatit mbrojtës për rastin kundër Albin Kurtit.
Ai këtë e arsyetoi me distancimin që dëshiron të bëjë nga ky proces, që sipas tij, nga fillimi është i nisur mbi mbështetjen e së njëjtës aktpadi dhe akuzë. Duke u solidarizuar me kolegët e tij të mëparshëm, të cilët nuk u bënë pjesë e këtij procesi, avokati Ramiz Krasniqi tha se dorëheqjen e bën për shkaqe morale dhe arsye të etikës profesionale.
“Ky rast as që do të duhej të hapej ndonjëherë. Është besimi im në etikën e profesionit tim, ai që nuk më lë zgjedhje tjetër, përveçse të tërhiqem nga ky rast”, tha Krasniqi. Pas kësaj deklarate, paneli gjyqësor u mblodh 10 minuta jashtë sallës ku mbahej seanca. Ata më pas morën vendim që të mos t’ia pranonin arsyet e dorëheqjes avokatit Ramiz Krasniqi.
Ndërkohë, në një komunikatë të lëshuar nga EULEX-i, thuhet e arsyeja e shtyrjes ishte që të pandehurit t’i jepet një kohë e mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e tij, në përputhje me dispozitat relevante të Kodit të Procedurës Penale.
“Z. Kurti ishte akuzuar për pjesëmarrje në një turmë njerëzish që ka kryer vepër penale, pjesëmarrje në një grup që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrës së tyre zyrtare dhe thirrje për rezistencë. Këto tri shkelje supozohet se janë kryer gjatë demonstratave të datës 10 shkurt 2007”, thuhet në komunikatë, pa sqaruar se kush janë gjyqtarët dhe kush prokurori. Por Lëvizja Vetëvendosje, përmes një njoftimi, ka sqaruar se paneli i këtij procesi përbëhet nga Ferdinando Buatier de Mongeot, Fllanza Kadiu dhe Vladimir Kanev, gjyqtarë, kurse prokuror ishte Lulzim Sylejmani.
“Por ashtu, sikur i gjithë ky proces gjyqësor është i motivuar politikisht, edhe vetë kjo shtyrje kishte prapavijë të qartë politike. Për shkak se më 19 shkurt në Kosovë vjen Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, seanca për Albin Kurtin u shty për 22 shkurt. EULEX-i nuk dëshiron që shefja i tyre, Ashton ta shohë pakënaqësinë e madhe të popullit ndaj EULEX-it”, thuhet në komunikatën e kësaj lëvizjeje.