Deshtimi me te burgosurit ne Guantanamo
Nje gjykate federale ne Nju Jork e shpalli fajtor te dyshuarin e pare te transferuar nga Guantanamo me akuzen per konspiracion ne lidhje me sulmet me bomba te Al-Qaeda-s ne ambasadat amerikane ne Kenia dhe Tanzani ne vitin 1998.
Ahmed Khalfan Ghailani nje shtetas i Tanzanise u lirua nga disa dhjetera akuza per vrasje dhe terrorizem.
Korrespondenti i BBC-se ne Uashington Iain Mackenzie thote se per Ghailanin ishin ngritur 281 akuza perfshire edhe ate per vrasje dhe perpjekje per vrasje. Juria e shpalli Ahmed Ghailanin fajtor vetem per akuzen e bashkepunimit per demtimin e ndertesave dhe prones shteterore.
Gjykata hodhi poshte nje mori deshmish kunder Ghailanit sepse ato ishin siguruar nga CIA ne te ashtuquajturit burgje te zinj - apo qendra te paautorizuara ndalimi jashte territorit te Shteteve te Bashkuara.