Tirane vetevritet 30-vjecari
Nje 30-vjecar i ka dhene fund jetes ne nje internet kafe per motive ende te pazbardhura nga policia. Viktima Ervin Skendaj eshte gjetur nga nje punonjes paraditen e kesaj te enjteje ne tualetin e kesaj qendre interneti ne afersi te Shkolles se Bashkuar.
30-vjecari nga Gjirokastra i cili me profesion ishte inxhinier por i papune sipas policise eshte vetevarur.
Sipas disa deshmitareve qe folen ne komisariat ai eshte pare mbremjen e kaluar ne kete qender interneti duke pare ne kompjuter nje film romantik por askush nuk ka ditur te jape pergjigjje se kur ai ishte fshehur ne tualet derisa sa kane ikur te gjithe klientet per ti dhene fund jetes. I riu eshte gjetur ne mengjes nga nje punonjes.
Megjithate paraprakisht policia dyshon se pervec perfundimit te ndonje lidhjeje i riu mund te jete vetwvrare edhe per shkak te borxheve pasi disa te njohur te tij kane pohuar se Ervini ishte shprehur per borxhet.