E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshtojne kerkimet per gjetjen e thesarit te Ali Pashes gjendet uje

THEOPATRA- Kerkimet per gjetjen e thesarit te Ali Pashe Tepelenes u nderprene gjate dites se sotme pasi kerkuesi nuk gjeti thesar por uje. Megjithate kerkuesi nje australian me origjine greke tha per mediat e shumta qe e kane ndjekur procesin e kerkimit se ai nuk do te heqe dore por do te rikthehet serish per te vazhduar kerkimet.

Vetem 5 dite me pare nisen ne Greqi germimet per gjetjen e thesarit te Ali Pashe Tepelenes. Germimet nisen ne vendin mes fshatrave Shen Teodor dhe Theopatra ku dyshohet te jete fshehur thesari i Ali Pashes. Faza e pare perfshinte vendosjen e nje kamere e cila do te lokalizonte thesarin per te kalaur me pas ne fazen e dyte qe do te ishte germimi per arritjen e tij.

Prej gati dy muajsh pas njoftimit per planin ambizcioz iniciuesi Evangelos Dimas merr me dhjetra telefonata nga gazetare dhe korrespondente te agjencive te huaja te lajmeve ne Greqi te cilet kerkojne te mesojne me shume mbi zbulimin e madh qe tashme ka filluar te thirret Thesari i Ali Pashes

Gjithashtu jeta e banoreve te zones ka ndryshuar pasi kohet e fundit kjo zone po vizitohet shume si dhe cdo bisede vertitet rreth gjetjes se thesarit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›