Kapet superhajduti per nje muaj 10 vjedhje

Drejtoria e Policise ne Korce gjate mbremjes se kaluar ka zhvilluar operacionin e koduar me emertimin Mesnata ne te cilin eshte bere i mundur arrestimi i 29 vjecarit Fatjon Rakipi banor i qytetit te Korces teksa eshte shpallur ne kerkim dhe bashkepunetori i tij i afert 26 vjecari M.Xh. edhe ky po nga i njejti qytet. I arrestuari eshte kapur ne kushtet e flagrances perpara shtepise se tij. Duke iu referuar burimeve te policise lokale mesohet se i ndaluari dhe personi tjeter i shpallur ne kerkim qe vepronin ne bashkepunim per cdo vjedhje te miremenduar me pare akuzohen per vjedhjen me thyerje te plot 5 automjeteve kryesisht atyre luksoze neper rruget e qytetit juglindor. Te gjitha keto vjedhje jane kryer ne muajin tetor nderkohe qe 5 banesa tashme te dokumentuara nga policia shkencore mbajne autoresine e dy te ndaluarve. Sipas policise se Korces mesohet se Fatjon Rakipi eshte arrestuar nga blute qe e kishin nen vezhgim prej vetem pak ditesh teksa ishte duke vendosur ne automjetin e tij me targe KO 8905 B plot 30 pale kepuce te cilat i kishte vjedhur ne automjetin e shtetasit me inicialet L.B. nje tregetar qe meret me shitjen e kepuceve ne qytetin juglindor e Korces. Ndersa jane dokumentuar gjithsej 10 vjedhje ne makina dhe shtepi te ndryshme ne qytet policia nga ana e saj ka gjetur mallra te shumta ne shtepine e Rakipit. Ne shtepine e 29 vjecarit jane gjetur mallra industriale paisje elektro-shtepiake te cilat i siguronte nga vjedhjet e ndryshme. Gjithashtu pervec mallrave te shumte te vjedhura autorit kryesor te grabitjeve ne Korce i eshte gjetur dhe 170 gram kanabis sativa si dhe nje kame bajonete qe permbushte cilesite e nje arme te ftohte.
Policia ka filluar hetimet ndersa dyshohet qe dy te lartpermendurit te kene patur dhe dy bashkepunetore te tjere ne aktet e grabitjeve te njepasnjeshme te tyre neper qytet. Njeri prej tyre i ndihmonte ata per te shitur mallin e vjedhur ndersa nje tjeter i ri dyshohet te bashkepunonte per te gjetur shtepite pa te zotet e tyre brenda.