Dështon Fabregasi, vije Fellaini

Manchester United i ka hapur bisedimet me Evertonin për blerjen e ylli belg, Marouane Fellaini. Pas dështimit për të blerë Cesc Fabregasin, David Moyes e ka futur në planet e tij mesfushorin belg.
Moyes i njeh shumë mirë cilësitë e Fellainit pasi ka punuar shumë vite me të te Everton. United ka kërkuar nga Evertoni uljen e çmimit të tij.
Everton kërkon 23 milion funta për lojtarin, ndërsa United është i gatshëm të ofroi 18 milion funta për të./Indeksonline/