E Diel, 1 Nëntor 2026

Aguero deshti ti paguaj rrogat lojtarëve!

Futbollisti i Manchester City dhe kombëtares argjentinase, Sergio Aguero, ishte i gatshëm të paguante pagat e prapambetura të lojtarëve të ish-skuadër së tij, Independiente. Kështu zbuloi dje e përditshmja argjentinase "El Clarin".

Klubi refuzoi ofertën që i mbërriti nëpërmjet babait dhe arriti të zgjidhte vështirësitë e tij ekonomike, por Aguero ishte i gatshëm të paguante pagat e prapambetura të futbollistëve, një shumë që varionte në disa qindra mijëra euro, si shenjë dashurie ndaj klubit të tij të zemrës.

Aguero veshi fanelën e Indipentiens në vitet 2003-2006, përpara se të transferohej në Europë tek Atletico Madrid për 20 milionë euro. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›