Dështon Flaka Krelani
.jpg)
Këngëtarja e cila që disa vite ishte hit dhe në qendër të vëmendjes, si duket ka humbur famën dhe nuk po pëlqehet më. Të paktën jo në Shqipëri.
Ajo ka dështuar në koncertin e saj në diskotekën "Summer Rock" në bregdetin e Vlorës ku ishte e pronotuar javën e kaluar. Të premten e kaluar në ambientin ku këndonte Flaka Krelani dhe rock grupi nga Gjakova "Na" nuk ishin të pranishëm më shumë se 20 persona dhe stafi i lokalit.
Të zhgënjyer nga interesimi i vogel i të pranishmëve kanë mbetur edhe pronarët e dsikotekës. Ata nuk kanë dashur të flasin me emër por vetëm kanë thënë se Flaka Krelani dhe grupi "Na" nuk arritën t'i nxjerrin as biletat e tyre./Indeksonline/
/>