Ndërhyrjet kirurgjikale e shëmtojnë

Janë të shumtë VIP-at që shpesh fotografohen me fytyrë praktikisht të panjohur, për shkak të deformimit dhe aplikimit të tepruar të metodave e trukeve kirurgjikale, që u fshehin peshën e viteve.
Viktimë e re në këtë drejtim është bërë ylli i serialit "Friends", Courtney Cox, e cila së fundi është shndërruar në regjisore.
Gjatë disa xhirimeve që ka qenë duke bërë, është shfaqur ashtu siç është në të vërtetë, duke nxjerrë në pah faktin se ndoshta e ka ekzagjeruar me ndërhyrjet kirurgjikale. Këtë e konfirmon edhe foto e mësipërme. /Indeksonline/