E Diel, 1 Nëntor 2026

Deshton KFOR nuk arrihetmarreveshja me serbet e veriut

Gjate dites se sotme perfaqesuesit e KFOR-it kane mbajtur nje takim me serbet ne Zubin Potok rreth zgjidhjes se situates ne Jegenice dhe ne zonat perreth.

Burime te Kosovapress kane bere te ditur se pervec idese se problemi duhet zgjidhur ne menyre paqesore palet nuk jane pajtuar ne asnje pike tjeter. Sipas ketyre burimeve KFOR-i ka kerkuar qe serbet te largojne barrikadat pa kushte ndersa pala serbe qe KFOR-i te largoje pikekontrollin tek udhekryqi i Jegenices dhe te liroje rrugen Zubin Potok-Zvecan per levizjen e lire te serbeve ne kete drejtim.

Kryetari paralel i komunes se Zubin Potokut Sllavisha Ristiq ka thene para gazetareve se jane ne kerkim te ndonje zgjidhje gjate diteve ne vijim.

KFOR-i ka kerkuar te mbaje pikekontrollin ne Jegenice per te vazhduar kontrollimin selektiv te automjeteve ne kerkim te armeve kurse ne nuk pranuam nje gje te tille ka thene mes tjerash Ristiq. KFOR-i duhet te kuptoje se problemet nuk mund te zgjidhen me force.

Jane kushte qe edhe me heret i jane propozuar KFOR-it nga ana e banoreve serbe te cilat ata nuk i kane pranuar andaj veshtire se do te arrihet ndonje zgjidhje kane thene burimet duke shtuar se barrikadat do te vazhdojne te qendrojne.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›