Dështon ndërtimi i 200 HEC-ëve
Entuziazmi i qeverise për te kthyer vendin ne superfuqi energjetike duke ndërtuar rreth 200 vepra te tilla është drejt zbehjes. Investitorët qe kane fituar një leje koncesionare ne këtë sektor nuk kane para për realizimin e veprave te tilla. Kompanitë janë ne kërkim te financimeve te cilat mund te sigurohen ose me kredi, gjë qe aktualisht duket e vështirë ose ne bashkëpunim edhe me investitorë te tjerë. Por përtej shtrëngimit te kredidhënies, një pjese e kompanive nuk janë te besueshme ne projektet e tyre, çka i bën bankat me te stepura për te dhënë hua. Ministria e Ekonomisë thotë se nuk është e largët dita kur një pjese e kontratave te anulohen pasi minimalisht 15 projekte tilla janë ende ne fazën e letrës. Një dite me pare, Ministria e Ekonomisë penalizoi 8 kompani me gjobe dhe paralajmëroi 30 te tjera, te cilat nuk kane respektuar afatet e punimeve. Gjithsej janë dhënë 98 leje koncesionare për te ndërtuar ne total rreth 200 vepra energjetike. /vizionplus/