E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasësi norvegjez kundër sulmeve të NATO-s në Serbi

Andres Brejvik, në  “manifestin” e tij ka theksuar se në veprimet e tij është nxitur që më 1999, kur Norvegjia iu ka bashkangjitur bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë, raportojnë mediet serbe.

Në tekstin i cili është një kombinim i ditarit, udhëzimeve për  bërjen e mjeteve plasëse dhe trakteve politike, autori,  i cili jozyrtarisht thuhet të jetë Anders Behring Brejvik, theksohet se kjo fushatë  ka qenë gabimisht e drejtuar kundër vëllezërve tanë serbë, të cilët deshën të dëbojnë shqiptarët prapësht në Shqipëri.

Autori i këtij dokumenti, i cili tashmë është plasuar në internet, po kështu kritikon Qeverinë e Oslos për shkak të mënyrës  qyqare që është marrë me çështjen e karikaturave të profetit Muhamed, duke menduar në kërkimfaljen të cilën Qeveria e Norvegjisë e ka bërë për shkak se gazeta private në këtë vend disa herë kanë botuar ilustrime kontroverse.

Ai, po kështu kritikon Norvegjinë pse ia ka ndarë Çmimin Nobel për Paqe  liderit palestinez Jaser Arafatit.

Në dokumentin në  1 500 faqe të emërtuar “2083: Deklarata evropiane për pavarësi, autori ekspozon ide ekstreme djathtiste dhe premton se lufta civile evropiane  do të sjellë deri te ekzekutimi i marksistëve kulturor, multikulturalitetin dhe dëbimin e myslimanëve, citojnë të ketë raportuar CNN, mediet serbe.

Viti 2083. është theksuar në titullin e këtij dokumenti si vit kur autori mendon se kjo luftë civile do të përmbyllet.

Ende nuk është saktësuar se a është autor i këtij dokumenti vërtetë Anders Behring Brejvik (32), norvegjezi tashmë i arrestuar, i cili ka pranuar se ka bërë krimin barbar, mirëpo policia ka theksuar për gazetën norvegjeze VG se ky tekst është i ndërlidhur me këto sulme.

Autoritetet norvegjeze kanë njoftuar se manifesti është paraqitur në internet në kohën kur kanë ndodhur krimet barbare në Norvegji./kd/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›