Dështon për 37 herën gjyqi për bandën e Durrësit
Tiranë-Procesi ndaj bandës së Lulëzim Berishës ka regjistruar sot seancën e 37-të, të shtyrë. I vetmi mbase për nga lloji që shënon më shumë procese të dështuara se sa të realizuara, edhe sot në sallën e gjyqit mungonin avokatët.
Ky proces për më shumë se një vit e gjysëm po mbahet peng dhe nuk po gjen zgjidhje ka vijuar me debate mes palës mbrojtesë por edhe njërit prej te pandehurve kryesore te gjykimit. Gjyqi po shtyhet për shkak të avokateve, të cilët mungojnë njeri pas tjetrit duke lënë të pambrojtur klientët. Gjyqtari, Gurali Brahimllari deklaroi se ky kombinim është i qëllimshem. Gjyqtari bëri një panoramë të procesit që deri me tani është i dështuar. Sipas tij deri me tani 37 seanca janë shtyre pikërisht për shkak të mbrojtjes që mungon në sallë.